Grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë do të mblidhet në fillim të javës së ardhshme për të diskutuar Kodin Civil, përpara se ai të dërgohet sërish për shqyrtim në Kuvend. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme parlamentare.
None found
Njoftimi erdhi gjatë debatit me deputetin e PDK-së, Eman Rrahmani, i cili kundërshtoi synimin e Qeverisë për të miratuar Kodin Civil, Ligjin për fertilizimin e asistuar dhe Ligjin për gjendjen civile. Sipas Rrahmanit, këto nisma prekin vlerat e familjes tradicionale.
Duke shpjeguar arsyet për rikthimin e Kodit Civil, Kurti u shpreh se vendi ka nevojë për një reformim të qëndrueshëm të së drejtës civile. Ai renditi pronën, kontratat, marrëdhëniet familjare dhe trashëgiminë si fusha përmes të cilave qytetarët ndërtojnë jetën e tyre individuale.
Sipas kryeministrit, Kodi Civil i bashkon këto marrëdhënie në një kuadër të harmonizuar, me dispozita që plotësojnë njëra-tjetrën dhe qartësojnë të drejtat e përgjegjësitë. Kurti theksoi se hartimi i tij duhet të udhëhiqet nga vetëdija se do t’u shërbejë edhe brezave të ardhshëm, duke veçuar pronën si një çështje ku kjo nevojë bëhet e kuptueshme.
Në vijim, ai mbrojti domosdoshmërinë e rregullimit ligjor të fertilizimit të asistuar dhe të mbështetjes institucionale për njerëzit që hasin vështirësi në rrugën drejt prindërimit.
Kurti e përshkroi dëshirën për t’u bërë prind si një shprehje ndër më të thellat të shpresës njerëzore, të lidhur me dashurinë dhe përkujdesjen për një jetë tjetër. Ai tha se vështirësitë që përjetojnë shumë njerëz për t’u bërë prindër kërkojnë mirëkuptim dhe një përgjigje të kujdesshme nga shteti.
Rrahmani, në reagimin ndaj kryeministrit, këmbënguli se kundërshtimet e tij kanë të bëjnë me dispozita konkrete: lejimin që gratë të bëhen nëna pa burrë përmes fertilizimit të asistuar dhe ndryshimin e gjinisë në dokumentet e gjendjes civile.
Deputeti tha se formulime të tilla mund të përdoren në fushatë, por se në Kuvend duhej folur me korrektësi për çështjet konkrete. Ai shtoi se dihet se çfarë është kundërshtuar te Kodi Civil dhe e akuzoi Qeverinë se po e sillte ligjin për ndryshimin e gjinisë natën e ndërrimit të viteve.
Në kundërpërgjigje, Kurti i sugjeroi Rrahmanit të lexonte e të shqyrtonte të gjithë tekstin, në vend që të ndalej vetëm te dy nene. Kryeministri tha se, nëse nuk gabonte, Kodi Civil përmban 997 faqe dhe 1 mijë e 630 nene.
Ai paralajmëroi se përqendrimi vetëm në dy nene rrezikonte të kthehej në obsesion, duke sqaruar se kjo ishte thjesht një këshillë dhe se nuk ishte e domosdoshme që të gjithë të pajtoheshin për gjithçka. Në përfundim, Kurti përsëriti se grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë do t’i diskutojë të gjitha çështjet në fillim të javës së ardhshme dhe më pas do ta risjellë Kodin Civil në Kuvend.
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili pritet ta mbajë për mbi një muaj jashtë…
Malisheva dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Albi Mall Superligën…
Protesta e të rinjve në Tiranë, është përshkallëzuar akoma edhe më shumë, duke sulmuar edhe selinë e PS. Pas tensioneve…
Me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin…
Ambasadorja Heleni Vakali ka përfunduar mandatin e saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë. Me këtë rast, ajo…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot në një konferencë për shtyp në qeveri se “në një moment të caktuar Iva Mihailova…