Categories: kosovë

Koci njofton për ndalimin e një tjetër shtetasi të Kosovës në Serbi

Autoritetet serbe kanë ndaluar një tjetër qytetar të Kosovës teksa po kalonte kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ka njoftuar avokati Arianit Koci.

Të lidhura

None found

Personi i ndaluar është Dukagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979, sipas të dhënave të bëra publike nga Koci.

Maxhuni fillimisht është mbajtur për verifikim. Disa orë më vonë, familjarët janë informuar se ai ishte dërguar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdonin.

Koci ka deklaruar se ende nuk dihen rrethanat dhe mbështetja ligjore e këtij ndalimi. Ai ka shtuar se po kontrollon informacionet dhe po e ndjek rastin nga afër.

“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci.

Avokati u ka kërkuar institucioneve që të tregojnë kujdes ndaj qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se opinioni do të informohet për çdo zhvillim të ri në këtë rast.

të fundit

Horoskopi i ditës: Zbuloni cilat shenja do të kenë më shumë fat

Horoskopi për ditën e sotme, njihuni me shenjat më me fat [...]Read More...

3 minutes ago

Plas sherri mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, autoritetet kryejnë kontrolle, gjenden sende të ndaluara

Një konflikt mes disa të dënuarve, është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër. Pas incidentit,…

3 minutes ago

Trabzoni nderon Mohamed Salahun, rruga ku banon merr zyrtarisht emrin e tij

Mohamed Salah ka fituar zemrat e tifozëve të Trabzonsporit që në momentin e parë. Në Trabzon ka mbërritur edhe aprovimi…

5 minutes ago

LSDM akuzon: 51 milionë euro kontribute pensioni nuk kanë kaluar ende në shtyllën e dytë të pensioneve

Nga LSDM sot akuzojnë se kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve."Që nga…

10 minutes ago

Real Madridi nuk lëshon asnjë hap për largimin e talentit brazilian

Real Madridi ka mbyllur mundësinë e largimit të Rodrygos në afatin kalimtar të ardhshëm, duke përjashtuar kështu edhe një rikthim…

16 minutes ago

Sveçla: Kosova në top pesëshen e Evropës për rend e ligj, renditet e 14-ta në botë

Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e…

19 minutes ago