Categories: kosovë

KMDLNj ngre alarmin për sigurinë në punë: 32 punëtorë humbën jetën vitin e kaluar

Pas rasteve të fundit me fatalitet në vendet e punës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar duke e cilësuar ende alarmante nivelin e sigurisë së punëtorëve në Kosovë.

Të lidhura

None found

KMDLNj bën të ditur se gjatë vitit të kaluar humbën jetën 32 punëtorë në Kosovë, pjesa më e madhe e tyre në sektorin e ndërtimtarisë.

Organizata thotë se prej kohësh kërkon kushte më të mira pune dhe kontrolle më të shpeshta parandaluese. Ajo ka propozuar gjithashtu që paratë e arkëtuara nga gjobat t’u ndahen familjeve të viktimave dhe punëtorëve që pësojnë invaliditet të përhershëm.

Në reagim renditen si shkaqe kryesore të aksidenteve vdekjeprurëse mungesa e pajisjeve dhe masave mbrojtëse, kushtet atmosferike, kualifikimi i pamjaftueshëm, gjendja shëndetësore, mosha e punëtorëve dhe mbikëqyrja e dobët nga institucionet.

Sipas KMDLNj-së, një pjesë e madhe e punëtorëve vazhdon të punojë pa kontrata, çka ua pamundëson atyre ushtrimin e të drejtave që u takojnë. Organizata vlerëson se nuk janë nxjerrë mësime nga humbjet e jetëve, të cilat, sipas saj, pa asnjë dyshim mund të shmangeshin. Për pasojë, as viti 2026 nuk ka sjellë përmirësim në mbrojtjen e punëtorëve dhe të jetës së tyre.

Gjendja e vështirë ekonomike, sipas reagimit, i shtyn shumë qytetarë të pranojnë çfarëdo kushti që u vendoset nga punëdhënësi. KMDLNj e lidh pikërisht këtë situatë me numrin e lartë të jetëve të humbura në punë.

Për përmirësimin e gjendjes, KMDLNj kërkon shtimin e inspektorëve në terren ose kontraktimin e një kompanie mbikëqyrëse që disponon kapacitete profesionale. Organizata thekson se kalimi i përgjegjësisë nga një politikan te tjetri nuk ndihmon në trajtimin e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Në vend të përplasjeve politike, sipas KMDLNj-së, nevojiten bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen humbjet e jetëve.

Në përfundim të reagimit, KMDLNj nënvizon se puna përbën një të drejtë themelore të njeriut, por ajo mbetet pa vlerë nëse nuk sigurohet e drejta për jetë, mbi të cilën mbështeten dhe ndërtohen të gjitha të drejtat e tjera.

të fundit

Kukësi reagon ashpër ndaj dhunës brutale në Orikum: kallëzim në polici dhe kërkesë për masa pas shenjave te lojtarët

Dhuna e ushtruar ndaj lojtarit të Kukësit Përmes një komunikate të fundit në rrjetet sociale, klubi i Kukësit ka dënuar…

2 minutes ago

Mbi 6 milionë lekë të reja evazion fiskal/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të…

6 minutes ago

Ferrari zbulon 296 Challenge Stradale, “bishën” e pistës që mund të qarkullojë edhe në rrugë

Ferrari ka prezantuar modelin e ri 296 Challenge Stradale, një superveturë të frymëzuar drejtpërdrejt nga garat automobilistike, por të homologuar…

15 minutes ago

Miley Cyrus martohet me Maxx Morando në një ceremoni intime në Kaliforni

Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në…

16 minutes ago

338 gjoba që nga nisja e paketës anti-dhunë, sa “peshon” fatura për protestuesit? Vetëm 3 prej tyre kapin vlerën 5 milionë lekë

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

22 minutes ago

Studentët shpallin Lëvizjen Studentore Kombëtare: asnjë dialog me Ramën, as tani, as në të ardhmen

Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…

29 minutes ago