Albert Kinolli, deputet i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, deklaroi sot se janë të gatshëm të kontribuojnë në formimin e institucioneve të Kosovës dhe të zhvillojnë një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
None found
Sipas tij, takimi me Kurtin mund të zhvillohet sot ose nesër. Kinolli theksoi gjithashtu se janë të gatshëm të japin votën edhe për presidentin.
“Nga të gjitha gjasat, takimin me Kurtin do ta zhvillojmë sot ose nesër. Shpresojmë që në parim të arrijmë marrëveshje, në mënyrë që të ecim përpara. Për ne kushti nuk është me interes, ndërsa rëndësi të veçantë ka që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt. Natyrisht, jemi të gatshëm ta votojmë edhe presidentin”, u shpreh Kinolli, raporton KosovaPress.
Edhe kryetari i partisë boshnjake VAKAT, Rasim Demiri, njëherësh ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, bëri të ditur se po mbajnë kontakte me Kurtin dhe se presin ta takojnë deri nesër.
“Jemi në komunikim me kryeministrin dhe besoj se do të takohemi me të, ashtu siç ka ndodhur edhe më herët. Mendoj se takimi me Kurtin do të realizohet deri nesër”, deklaroi Demiri, sipas KosovaPress.
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër, më 6 gusht, për seancën konstituive të legjislaturës së re, e planifikuar të fillojë në orën 10:00.
Andrej Zhernovski nga LSDM sot ka njoftuar se qeveria e Hristijan Mickoskit po përgatit terenin për pranimin e propozimit francez."Të…
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, vlerëson se në seancën konstituive më 06.08.2026, nuk pret të…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar mbledhjen e radhës për të premten më 7 gusht 2026, në të cilën…
Një ditë pas takimit konsultativ me Albin Kurtin dhe një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lumir Abdixhiku do të…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në…
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon…