Këshilli Gjyqësor i Kosovës po zhvillon mbledhjen e 373-të, në të cilën janë përfshirë 38 pika të rendit të ditës. Ndër çështjet e shqyrtuara janë emërimet e gjyqtarëve mbikëqyrës në disa degë të gjykatave themelore, si dhe përzgjedhja e administratorit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Administratori i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës është zgjedhur Leutrim Hoti, i cili mori 6 vota për. Mandati i tij do të zgjasë katër vjet dhe nis nga data e sotme.
None found
Për gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dega në Shtërpcë, u zgjodh Faton Ajvazi me 10 vota për. Në garë për këtë pozitë ishin edhe Lela Petkoviq dhe Magdalena Millosheviq. Sipas anëtarit të KGjK-së, Artan Abazi, Komisioni për Rekrutimin kishte vlerësuar se performanca e Petkoviqit dhe Millosheviqit ishte nën nivelin “shumë mirë”, ndaj ato nuk kaluan në fazën e intervistimit.
Nehat Qelaj mori 9 vota dhe u emërua gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë. Mandati i tij është pesëvjeçar dhe fillon nga sot.
Avni Berisha, i vetmi kandidat për këtë funksion, u emërua gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec. Edhe mandati i tij do të jetë pesëvjeçar.
Në Gjykatën Themelore në Pejë, Dega në Klinë, Blerta Kelmendi u zgjodh gjyqtare mbikëqyrëse me 9 vota. Ajo ishte kandidatja e vetme dhe do të ketë mandat pesëvjeçar.
Valon Hajdini, i cili ishte kandidati i vetëm, u zgjodh me 10 vota gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj. Në të njëjtën gjykatë, Naim Rekaliu u zgjodh me 11 vota për të ushtruar detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës në Degën në Vushtrri.
Emërimet dhe zgjedhjet e miratuara gjatë mbledhjes përbëjnë pjesë të pikave të përcaktuara në agjendën e punës së KGjK-së.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar sot se shpreson që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë…
Studentë dhe të rinj prej muajsh i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit kërkesa e tyre është intesfikuar…
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi…
Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke…
Ruben Amorim ka insistuar se nuk ka asgjë për të thënë për Manchester Unitedin, ndonëse ka pranuar se ende e…
Ekipet snajperiste të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” kanë zënë vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të qitjes me snajper “BORAN…