Categories: kosovë

KFOR-i nis largimin gradual nga ura e Ibrit, Lista Serbe kërkon ruajtjen e pranisë ushtarake

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se ka nisur procesin e ndryshimit gradual të pranisë së tij të përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Të lidhura

None found

Sipas përgjigjes së KFOR-it për Radion Evropa e Lirë, ky vendim lidhet me vlerësimin se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar. Misioni e konsideron këtë hap pjesë të optimizimit të pozicionimit të forcave të tij.

Procesi, siç është sqaruar, do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe do të varet nga kushtet në terren. KFOR-i tha se po e bashkërendon atë me të gjithë aktorët përkatës, përfshirë institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare, Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Për zhvillimet rreth këtij procesi, sipas KFOR-it, është njoftuar në mënyrë të rregullt edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq.

Misioni i NATO-s ka siguruar se pjesëtarët e tij janë të pozicionuar në mënyrë që të mund t’i përgjigjen çdo zhvillimi të rëndësishëm, në përputhje me mandatin e tij të përcaktuar prej kohësh nga OKB-ja.

KFOR-i ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë të ketë një prani të dukshme në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, si dhe në veri të Kosovës, me qëllim që të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet.

Më herët gjatë së njëjtës ditë, KFOR-i njoftoi edhe për nisjen e përfshirjes graduale të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së misionit në Manastirin e Deçanit.

Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur deri tani pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me atë nëse pjesëtarët e saj janë vendosur në urën e Ibrit dhe nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë aty pas largimit të trupave të KFOR-it.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, e ka kundërshtuar çdo tërheqje ose reduktim të pranisë së KFOR-it në urën kryesore mbi Ibër.

Kjo parti njoftoi se i ka kërkuar një takim urgjent komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për t’ia paraqitur shqetësimet e komunitetit serb në veri dhe për të kërkuar ndalimin e zbatimit të kësaj mase.

Sipas Listës Serbe, vendimet për praninë e forcave të sigurisë në atë zonë duhet të merren me kujdes, duke pasur parasysh situatën politike e të sigurisë dhe tensionet që kanë shoqëruar në të kaluarën zonën përreth urës.

Partia pretendoi se Policia e Kosovës nuk ka arritur të fitojë besimin e serbëve në veri, ndërsa praninë e KFOR-it në urë e cilësoi si një element të rëndësishëm të stabilitetit.

Lista Serbe i kërkoi KFOR-it të mbajë një prani të përshtatshme në urën kryesore dhe të vazhdojë angazhimin për sigurinë dhe stabilitetin.

Ura që lidh Mitrovicën e Jugut, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, me Mitrovicën e Veriut, ku shumica është serbe, mbetet e hapur aktualisht vetëm për këmbësorë. Ajo ka qenë vazhdimisht një pikë e tensioneve etnike.

Që prej përfundimit të luftës në vitin 1999, ura është ruajtur në mënyrë të pandërprerë nga forcat e KFOR-it.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar në korrik të vitit 2024 hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve. Ky paralajmërim shkaktoi tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për hapjen e urës ndaj trafikut në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja parashikonte rikonstruktimin e urës dhe largimin e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Pas mospajtimeve për mënyrën e interpretimit të marrëveshjeve të mëparshme, palët dakorduan në vitin 2016 një plan të ri zbatimi, i cili parashikonte që ura të hapej për automjete në janar të vitit 2017.

Ndërhyrjet për revitalizimin e urës përfunduan në qershor të vitit 2018. Pavarësisht investimit prej rreth 1.5 milion eurosh, ajo nuk u hap asnjëherë për qarkullim automjetesh dhe vazhdoi të shërbejë vetëm për këmbësorët.

Pranë urës kryesore, Qeveria e Kosovës ka ndërtuar edhe dy ura të tjera, një për këmbësorë dhe një për automjete. Ato synojnë të lidhin Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, në një qytet që prej luftës vazhdon të jetë i ndarë mbi baza etnike.

të fundit

Salianji accuses Rama over SHISH: Balluku keeps her government post through political will – crime groups have taken control of institutions!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

2 hours ago

Adnan Januzaj: nga çudi e Manchester Unitedit në lojtar pa klub – rrëfimi i një talenti të humbur

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…

2 hours ago

Arben Kola and Dritan Goxhaj in the hands of the police after the launch of the 135th protest

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…

2 hours ago

Sali welcomes the start of construction on Bukojçan-Kërçovë: Corridor VIII is materializing

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

2 hours ago

Haziri declares 2027 as the year of the LDK: Next in line are the mandatory internal elections

Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…

2 hours ago

Luftë e fortë për Kalulun: PSG-ja dhe tri gjigantët anglezë pas yllit të Juventusit

Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…

2 hours ago