Categories: kosovë

KFOR dhe Islanda rinovojnë marrëveshjen për menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës deri në 2028

Në Reykjavik është firmosur marrëveshja e re mes misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Islandës, e cila zgjat bashkëpunimin për hapësirën ajrore mbi Kosovën.

Të lidhura

None found

Dokumenti i rinovuar do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2028, bëri të ditur KFOR-i.

Sipas njoftimit, marrëveshja garanton vijimin e partneritetit mes KFOR-it dhe Qeverisë së Islandës, përmes Autoritetit Islandez të Transportit (ICETRA).

Bashkëpunimi synon të krijojë mundësi për hapjen e linjave të reja ajrore komerciale në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën.

KFOR-i thekson se marrëveshja mbështetet në bashkëpunimin shumëvjeçar me Islandën dhe ndihmon përpjekjet që përdorimi i hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën të jetë i sigurt dhe efikas.

Misioni i NATO-s në Kosovë vijon zbatimin e mandatit të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në vitin 1999, me qëllim kontributin në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.

të fundit

Kurti: 192 vulnerable families to benefit from home renovations by the end of the year

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se mbështetja e qeverisë së Kosovës për familjet e cenueshme do të shtohet…

25 seconds ago

Kurti: Belgrade turned denial of genocide into official honors for Mladić

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko…

50 seconds ago

Two officials of the Fushë Kosovë Municipality arrested as Economic Crime Unit investigates the case

Dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës janë arrestuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente. Lajmin për…

1 minute ago

Faton Peci takes over leadership of the GUXO Party

Faton Peci është zgjedhur kryetar i Partisë GUXO, pas vendimit të Kuvendit të kësaj partie. Peci ka thënë se e…

2 minutes ago

Hague proceedings on obstruction of justice nearing conclusion, closing arguments schedule announced

Procesi gjyqësor për pengim të administrimit të drejtësisë po hyn në fazën përfundimtare në Dhomat e Specializuara. Hashim Thaçi, Bashkim…

2 minutes ago

Tragedy in Tropojë: four people come into contact with electricity, one dies

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku katër persona kanë rënë në kontakt me energjinë…

4 minutes ago