Categories: kosovë

Kërkoi largimin e Kadri Veselit? Reagon ashpër Lirak Çelaj

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka reaguar pas zërave se ai kishte kërkuar që të largohet ish-kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, dhe të vijë dikush tjetër në vendin e tij.

Ai ka thënë se një pohim i këtillë nuk është i vërtetë, duke shtuar se Kadri Veseli duhet të mbetet kryetar i PDK-së.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Çelaj po ashtu tha se nuk është e rastësishme që hapen lajme të tilla të rreme dhe janë të sponsorizuar pikërisht nga ata që ndihen të rrezikuar nga reformat thelbësore që kërkon ai.

 

Postimi i plotë:

Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetar i PDK-së

Lajmi qe është publikuar në disa portale është i pavërtetë, se unë gjoja kam kërkuar që të largohet z. Kadri Veseli dhe të vije dikush tjetër në vendin e tij.

Unë vazhdimisht e kam potencuar edhe ne media por edhe ne mbledhje të Këshillit Drejtues të PDK-së se z. Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetarë. Unë e çmoj shumë z. Veseli dhe konsideroj që është njeri me shumë vlera dhe i cili ka bërë shumë për Kombin dhe për vendin.

Mendoj që nuk është e rastësishme që hapen lajme të tilla të rreme dhe janë të sponsorizuar pikërisht nga ata që ndihen të rrezikuar nga reformat thelbësore që kërkoj unë. Aparaqikët e partisë nuk dinë gjë tjetër përveç të merren me shpifje. Ky lajm i rrem i ka rrënjët nga ata që kanë uzurpuar pozitat dhe kanë frikë nga demokratizimi i partisë sepse ata do të humbnin edhe privilegjet që i kanë sot e kësaj dite

Kërkesat e mija nuk kanë të bëjnë me individët por me parimet. Po e ritheksoj se disa nga kërkesat e mia janë:

  1. Të marr përgjegjësi dikush për rezultatin e dobët të 14 shkurtit
  2. Të demokratizohet partija që është kapur nga individ.
  3. Të kemi një kryesi e cila del nga votat e Këshillit Drejtues ashtu siç e parasheh statuti i partisë.
  4. Të përcaktohet qartë orientimi ynë duke marr parasysh platformën që ka pasur UÇK e disa nga to janë:

a. Kombi të trajtohet si një pavarësisht kufijve se ku shtrihet

b. Të deklarohet qartë orientimi ynë perëndimor

c. Të ruhet laiciteti i vendit Këto janë disa prej kërkesave të mija. Dhe po ritheksoj se nuk jam i orientuar në përkrahja apo kundër individët e as grupacioneve, përkundrazi jam për qartësim të ideve dhe kushdo që i ka këto ide do ta ketë edhe përkrahjen time.

të fundit

Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, 40 ditë qëndresë, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jep dorëheqjen

Protesta qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama, ka hyrë sot në ditën e saj të 40-të. Prej 40 ditësh,…

11 minutes ago

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran/ Sulme të reja gjatë natës dhe tensione në Gjirin Persik

Përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë intensifikuar edhe më tej, pasi të dyja palët kanë shkëmbyer një tjetër…

14 minutes ago

Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim po tkurrin forcën e punës së Shqipërisë, ndërsa numri i…

24 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ NJihuni me parashikimin e motit, 9 Korrik 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim…

33 minutes ago

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, RB Leipzig gjen akordin me Brighton

Saga e transferimit të Brajan Grudës ka marrë fund. Mesfushori sulmues shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e RB…

46 minutes ago

Bouaddi i tha po Marokut, edhe pse u kërkua nga Deschamps dhe u telefonua nga Zidane, tani sfidon Francën

Ayyoub Bouaddi do të kishte mundur të vishte fanellën blu të Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut…

3 hours ago