Categories: kosovë

Kërkesa e Prokurorisë për paraburgim zbardh ngjarjen në Ferizaj ku mbeti i vrarë 32-vjeçari

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka dorëzuar Gjykatës Themelore në Ferizaj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Arjeta Roshajt, e cila dyshohet për vrasjen e ndodhur në Ferizaj më 28 qershor 2026.

Në kërkesën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, saktësisht në një banesë të marrë me qira nga babai i të pandehurës M.B., e dyshuara ka privuar nga jeta tashmë të ndjerin F.H.

Të lidhura

None found

Sipas përshkrimit të paraqitur në këtë dokument, i ndjeri kishte shkuar në banesën ku ndodhej e pandehura dhe, gjatë qëndrimit aty, mes tyre kishte ndodhur një mosmarrëveshje që kishte përfunduar në përleshje fizike. Më pas, e pandehura dyshohet se ia ka marrë armën e zjarrit tani të ndjerit dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, nga të cilat ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, të paraparë në nenin 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka vlerësuar se kushtet për paraburgim janë plotësuar dhe se ekzistojnë prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar. Mes tyre përmendet raporti për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, i datës 29.06.2026, përmes të cilit është sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale. Po ashtu, përmenden edhe deklaratat e dëshmitarëve H.R. dhe M.N., të cilat, sipas kërkesës, e vërtetojnë në tërësi gjendjen faktike të paraqitur në dispozitivin e saj.

Sipas Prokurorisë, e pandehura jeton dhe vepron në Francë, ndërsa në Republikën e Kosovës kishte ardhur për qëndrim të përkohshëm. Kjo rrethanë, sipas organit të akuzës, tregon se ekziston rrezik real dhe serioz që, nëse lihet në liri, ajo mund të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, duke vështirësuar kështu zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Në kërkesë thuhet gjithashtu se, po të mbrohet në liri, ekziston rreziku që e pandehura të ndikojë te dëshmitarët me qëllim që ata t’i ndryshojnë deklarimet në favor të saj.

Prokuroria çmon se paraburgimi duhet të caktohet edhe për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, dënueshmërisë së saj, si dhe rrethanave në të cilat ajo dyshohet se është kryer.

“…fakti se pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike me tani të ndjerin F.H., e pandehura ka marr armën e zjarrit nga tani i ndjeri, dhe ka shtënë njëherë në drejtim të tij, duke e privuar nga jeta, mënyra e kryerjes së veprës penale, përdorimi i armës së zjarri dhe pasoja e shkaktuar, respektivisht humbja e jetës së një personi, tregojnë shkallë të lartë të rrezikshmërisë shoqërore”, thuhet në kërkesë.

Për këto arsye, Prokuroria vlerëson se masat alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale. /BetimipërDrejtësi

të fundit

Kasapolli skeptik për komisionin për rastin e Arlinda Zekajt: Pa zbatim, hetimet parlamentare nuk sjellin zgjidhje

Ish-ambasadori, Gëzim Kasapolli, ka kritikuar formimin e komisioneve hetimore, duke vlerësuar se ato nuk janë zgjidhje për problemet shoqërore nëse…

2 minutes ago

Rama-Veliaj clash, Shehaj calls for SPAK investigation: The corrupt are destroying one another

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon…

13 minutes ago

Germany and the UK expand military cooperation on artificial intelligence, with a meeting on the plan set for 2027

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…

13 minutes ago

Nathalia Gadelha, the 20-year-old co-pilot of the plane that crashed in Florida, got her pilot’s license before her driver’s license

Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…

13 minutes ago

Signals of US-Iran dialogue cut oil prices by 6.7%

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…

13 minutes ago

Këlliçi seeks answers from Toni Gogu over alleged meeting with Veliaj: Rama’s message was a mafia-style threat

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…

14 minutes ago