Ilir Kërçeli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, bëri të ditur se po pritet zhvillimi i një takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe drejtuesve të partive opozitare.
None found
Ai tha se, përpara votimit të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe të qeverisë, nevojitet një dakordim që përfshin edhe postin e presidentit.
Në një deklaratë për EO, Kërçeli u shpreh se po presin një takim me subjektet politike, me synimin që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat në institucionet e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se personalisht nuk ka dijeni nëse është ndërmarrë një përpjekje tjetër për organizimin e takimit të radhës me liderët e partive politike. Duke iu referuar afatit kushtetues, deputeti tha se nuk kanë kaluar ende as gjashtë ditë nga betimi i tyre si deputetë dhe se, para këtij momenti, nuk kanë pasur mundësi të takohen e ta thërrasin seancën.
Kërçeli deklaroi gjithashtu se nuk disponon informacione nëse një takim i tillë mund të mbahet së shpejti.
Lidhur me periudhën prej rreth 48 orësh, ai tha se opozita po kërkon zgjedhjen e kryetarit dhe të Kryesisë së Kuvendit. Megjithatë, sipas tij, më pas pasojnë votimet për qeverinë dhe presidentin, ndaj Vetëvendosje vlerëson se, para zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, duhet të arrihet fillimisht një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat.
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave të…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe…
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në orën 09:30, mbahet seanca gjyqësore ndaj tre të pandehurve për sulmin në…
Joni me lojtarët e KombëtaresHistoria e Jonit me Kombëtaren shqiptare nisi në vitin 2025, kur një familjare e tij i…
Apple prezantoi në fillim të këtij muaji iPhone-in e saj më të shtrenjtë deri më tani, modelin e palosshëm iPhone…
Dërgesa juaj e ardhshme mund të mbërrijë në derë me ndihmën e një roboti me dy këmbë. Kompania britanike e…