Pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në skenën politike janë shtuar kërkesat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
None found
Për këtë çështje ka reaguar profesori dhe juristi Muhamet Kelmendi, i cili ka theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë hapa institucionalë, por nuk mund ta mbyllë veprimtarinë e Speciales përmes një vendimi të zakonshëm.
Sipas Kelmendit, çdo ndërhyrje në statusin ose mandatin e kësaj gjykate duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit.
Ai ka rikujtuar se Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar mbi një bazë juridike që përfshin marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi, ndryshimin kushtetues të Nenit 162, si dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë. Megjithatë, për shkak të kuadrit juridik mbi të cilin janë themeluar këto institucione, Kuvendi nuk mund ta zhdukë Specialen thjesht me një vendim të zakonshëm. Çdo ndryshim i statusit apo mandatit të saj duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën, ligjin përkatës dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Kelmendi ka vlerësuar se deputetët duhet të analizojnë kompetencat kushtetuese e ligjore të Kuvendit dhe të përcaktojnë procedurën institucionale për përfundimin e mandatit të Speciales, nëse për një veprim të tillë ekzistojnë kushtet juridike.
“Neni 162 përcakton se mandati vazhdon deri në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian njofton për përfundimin e tij. Kuvendi duhet të shqyrtojë të gjitha kompetencat e veta kushtetuese dhe ligjore dhe të kërkojë rrugën institucionale për mbylljen e mandatit, nëse plotësohen kushtet juridike për këtë. Kjo gjykatë duhet të zhbëhet”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Londra dhe Berlini kanë rënë dakord të përballojnë së bashku kërcënimet dhe sulmet kibernetike apo aktet e sabotazhit të ardhura…
Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj deklaron se Belinda Balluku vazhdon të jetë ende defakto zv.kryeministre e Shqipërisë, edhe pse…
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Universitar të Radiologjisë, njofton se është duke u kryer servisimi i aparaturave për…
Një zjarr i madh ka rënë sonte më 8 tetor në fshatin Kotë, Selenicë. Zjarri i është afruar banesave, ndërsa…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë…
Pas debutimit të iX3 të ri, BMW ka prezantuar modelin e tij më sportiv dhe me linja më të rrjedhshme,…