Categories: kosovë

Kelmendi kërkon ndalim hyrjeje në Kosovë për Vuçiqin dhe Daçiqin

Reagime të forta në Kosovë kanë shkaktuar deklaratat e fundit të ministres serbe Snezhana Paunoviq.

Të lidhura

None found

Profesori Muhamet Kelmendi vlerëson se këto deklarime dëshmojnë se politika zyrtare e Serbisë ndaj Kosovës vazhdon të mbetet e pandryshuar. Ai kërkon ndërmarrjen e veprimeve më të vendosura nga institucionet, si në planin diplomatik ashtu edhe për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Sipas Kelmendit, shpallja e ministres serbe person non grata ka qenë vendim i drejtë, por nuk mjafton. Ai kërkon që Kosovës t’u ndalohet hyrja edhe presidentit Aleksandar Vuçiq dhe ministrit Ivica Daçiq, ndërsa institucionet të shqyrtojnë nisjen e procedurave ligjore kundër zyrtarëve serbë që, sipas tij, përhapin urrejtje dhe bëjnë deklarata kërcënuese.

Ai thotë se Sbezhana Paukoviç, të cilën e cilëson ultranacionaliste serbe, dhe rrethet e “plejadës së nacionalfashistëve serbë” të udhëhequr nga ide revanshiste, kanë qenë të lidhur me katër luftëra dhe konflikte në Ballkan.

Për Kelmendin, deklarata e saj shpreh qëndrimin e vetë Qeverisë së Serbisë dhe të shtetit serb në tërësi. Ai thotë se të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe Ivica Daçiq me deklaratën: “Kushdo që nuk është serb të iki në Shqipëri”.

Kelmendi deklaron se nuk sheh ndonjë subjekt të madh politik, në pushtet ose opozitë, që të ketë qëndrim tjetër nga synimi për rikthimin e Kosovës dhe serbizimin e territorit dardan.

Në këtë rrethanë, ai e quan të drejtë vendimin për shpalljen non grata të kësaj figure, por thekson se nuk duhet të mbetet vetëm te ky veprim. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të veprojë edhe ndaj Qeverisë së Serbisë, presidentit Vuçiq dhe Daçiqit.

“Këtyre duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë dhe institucionet e Kosovës duhet të shqyrtojnë mundësinë e hapjes së procedurave ligjore ndaj individëve që nxisin urrejtje racore ose deklarata kërcënuese. Nuk ka arsye për pritje”, thotë ai.

Duke iu referuar deklarimeve të fundit të zyrtarëve serbë, Kelmendi vlerëson se Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen e saj ndaj Kosovës.

Ai kërkon që ndaj kësaj situate të reagojnë institucionet e Kosovës, Shqipëria, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, ai nënvizon nevojën që Kosova të forcojë sigurinë e saj përmes një ushtrie më të madhe, një policie më të aftë dhe më të pajisur, si edhe përmirësimit të kushteve të punës dhe pagave në sektorin e sigurisë.

“Shteti serb nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tij. Deklarata e kësaj figure raciste serbe tregon pozicionin e shtetit serb”, shprehet Kelmendi.

Ai shton se kërcënimet që i cilëson radikale dhe fashiste kërkojnë qartësi politike dhe reagim institucional, ndërsa Kosova duhet të krijojë polici dhe ushtri të aftë për mbrojtjen e Republikës.

Sipas tij, një forcë ushtarake me 4 mijë ushtarë nuk është e mjaftueshme për mbrojtjen e vendit. Ai kërkon një ushtri aktive më të madhe, polici të aftë e të pajisur mirë, si dhe të ardhura e kushte pune që përputhen me gjendjen ekonomike.

“Shpresojmë se qeveria që do të vijë do t’i rregullojë këto çështje. Koha po ecën shpejt dhe situata kërkon vigjilencë e përgatitje ushtarake e institucionale për mbrojtjen e vendit”, përfundon ai.

Ministrja serbe është shpallur person i padëshiruar dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

të fundit

Alliance for Albanians Accuses VLEN of Nepotism: It Did Not Fight It, but Benefited from It

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka akuzuar VLEN-in se ka shndërruar institucionet shtetërore në vende punësimi për familjarët dhe të afërmit…

6 minutes ago

Turistja mahnitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet t’i bashkohet festës

Një eksperiencë e pazakontë e turistes, Kennie Anne Alindogan, në Shkup, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo përfundoi…

7 minutes ago

PHOTO/ Albanian, 68, caught with 55 kg of drugs in car near Greek-Albanian border; packages hidden in bags and sack

Pas një operacioni të organizuar dhe të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të…

7 minutes ago

Tax Task Force in Action on the Coast, Businesses: They Seized Our Computers, Tourist Season at Risk

Në kulmin e sezonit turistik, kur bizneset duhet të jenë të përqendruara te pritja e pushuesve dhe ofrimi i shërbimit,…

7 minutes ago

Reasons for Protests Against Rama Government, According to a Survey: From Corruption to Mismanagement, 96% Want Rallies to Continue

Ornela Liperi | Monitor Tirana nuk ka qenë e qetë që nga 1 qershori. Një incident në Zvërnec, ku po…

7 minutes ago

Construction and Maintenance Halted on Qafë Buall-Krastë Road, Companies Seek Additional Funding

Ndërprerja e punimeve për shtrimin me asfalt të aksit Qafë Buall – Krastë, për shkak se kompanitë “BE-IS” sh.pk, “ERGI”…

8 minutes ago