Categories: kosovë

KE kërkon koordinim dhe konsultime për hapjen e urës mbi Ibër

Qëndrimi i Bashkimit Evropian (BE) lidhur me urën kryesore mbi lumin Ibër është i qartë, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Anita Hipper, gjatë një konference për media më 18 gusht.

Të lidhura

None found

Të martën, KE-ja bëri të ditur se, para hapjes së urës që bashkon Mitrovicën e Jugut, me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe, pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës”.

Hipper kërkoi gjithashtu që Policia e Kosovës të kujdeset për sigurinë e të gjitha komuniteteve. “Ajo që kërkojmë, gjithashtu, është që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar situatës së tanishme, zëdhënësja e KE-së theksoi se kalimi në urë lejohet për këmbësorët, ndërsa qarkullimi i automjeteve ende nuk është mundësuar.

“Ne e kemi bërë vlerësimin tonë, janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim dhe qëndrimi ynë mbetet se ende presim koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota, të cilat duhet të përmirësohen”, u shpreh Hipper.

Ky reagim pason njoftimin e bërë më 10 gusht nga KFOR-i, misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, se ka filluar “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme në urë.

Sipas KFOR-it, ky vendim është marrë për shkak të përmirësimit të gjendjes së sigurisë. Procesi do të zhvillohet hap pas hapi dhe do të varet nga kushtet, ndërsa misioni do të vijojë të ketë një prani të dukshme në Mitrovicën e Jugut, në Mitrovicën e Veriut dhe përgjithësisht në veri të Kosovës.

Pas luftës së vitit 1999, ura kryesore mbi Ibër ishte bllokuar dhe përgjatë viteve është shndërruar në një pikë tensionesh etnike.

Hapja e saj ishte dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Plani i zbatimit, për të cilin palët u pajtuan më 2016, parashikonte që ura të hapej për trafik në janar të vitit 2017.

Rreth 1.5 milion euro u investuan në punimet për revitalizimin e urës, të cilat përfunduan më 2018. Pavarësisht kësaj, ajo nuk u vu asnjëherë në dispozicion të qarkullimit të automjeteve.

Nismat e Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2024 për ta hapur urën u kundërshtuan nga serbët lokalë. Në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare kërkoi që çdo hap të ndërmerrej në koordinim. / REL

të fundit

Al Hilal synon Harry Kane, Victor Osimhen dhe Ollie Watkins për sulmin e sezonit të ri

Gjiganti i Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal thuhet se ka etiketuar tre emra sulmuesit të njohur si objektiva të…

9 minutes ago

Trepça rrezikon shpërbërjen, përplasja mes pronarëve: Dorëzo 50% të aksioneve, përndryshe ndalen investimet

Topi i Superligës së KosovësKF Trepça është në një situatë të vështirë, pranë shkrirjes edhe pas investimeve gjatë kësaj merkatoje…

15 minutes ago

Vrasja e turistit portugez, shpallet në kërkim pronari i “Principotes” në Ksamil, Bekim Bulica

Bekim Bulica, është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela…

16 minutes ago

Murati: Fondet për komunat parashikohet të arrijnë në 907 milionë euro më 2027

Buxheti i ndarë për komunat e Kosovës pritet të arrijë në 907 milionë euro në vitin 2027, ka bërë të…

23 minutes ago

Ukrainian Drone Strikes Greek Tanker in Black Sea, US Urges Kyiv to Avoid Non-Russian Vessels

Një dron ukrainas ka goditur cisternën greke Skiros e cila po lundronte në Detin e Zi, pasi kishte ngarkuar naftë…

26 minutes ago

Young woman burned over 85% of her body in fire at the “Brooklyn” hotel in Vlora, transferred to Turkey

Pacientja 25-vjeçare, A. D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si…

27 minutes ago