Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas sulmeve të një grupi terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku. Në vazhdën e hetimeve që po kryhen në atë pjesë, merret vesh se është gjetur një autoblindë me armatim.
Sipas informacioneve të para, ajo ishte destinuar për t’u përdor gjatë sulmit terrorist që u zhvillua në Banjskë të Zveçanit.
None found
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar të hënën se është gjetur trupi i pajetë i një terroristi tjetër të vrarë në veri të vendit. Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”.
Po ashtu, PSRK, mbrëmë ka njoftuar se 6 persona janë ndaluar për përfshirje në sulmin ndaj Policisë, dyshohen për vepra terroriste në Banjskë të Komunës së Zveçanit.
Sipas PSRK-së, të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar PSRK-ja.
Sasia e armatimit e kapur nga Policia është si në vijim:
Një pjesë e armatimit te konfiskuar, kjo është përgatitje për lufte!
– uniforma ushtarake
– karikatorë për AK47
– predha minahedhës 82mml
– predha 62 mili
– granata dore
– zolla te mbushura
– zolla te perdorura
– mina antitanke
– eksplozivë dinamitë
– veturë e rëndë e blinduar
– vetura të tipit xhip
– motora 4×4
– mina kundër këmbësorisë
– tromblon për pushkë
– mitrolozë
– Kallash AK 47
– dronë
Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve. Të tre të pandehurit gjenden…
Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të administrimit të drejtësisë, nga Qeveria…
Pas aktgjykimit të sotëm për pengim të drejtësisë, vëmendja në Gjykatën Speciale në Hagë kthehet te rasti kryesor. Deri më…
Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj…
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me raportimet për përjashtimin e tij nga forumet…