kosovë

Katalonja i gëzohet liberalizimit të vizave për kosovarët

Katalonja, rajon që ka kërkuar pavarësinë në Spanjë tash e sa kohë, i është gëzuar njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, e cila megjithatë vazhdon ta refuzojë njohjen e pavarësisë.

Të shtunën u konfirmua se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari. Spanja është ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës. Vendimi kryesisht lidhet me kërkesat për ndarje të Katalonjës dha Baskisë. Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja janë shtetet tjera mosnjohëse.

Të lidhura

None found

“Spanja nuk e njeh ende Kosovën, sovranitetin apo pavarësinë e Kosovës, sepse ne nuk njohim deklaratat e njëanshme të pavarësisë”, ka thënë Jose Manuel Albares, ministër i Jashtëm i Spanjës, raporton “Financial Times”.

Spanja ka nxitur polemika në shtet me vendimin e fundit, por Qeveria ka reaguar shpejt duke thënë se lëvizja e njohjes së pasaportës nuk ka të bëjë me “zbutje” tjetër ndaj Katalonjës. Partitë pro-pavarësisë së Katalonjës në nëntor arritën dakord për mbështetjen e kryeministrit Pedro Sanchez edhe për një mandat. Partitë e këtij rajoni mbesin mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.

Një zyrtar i “Together for Catalonia (Bashkë për Katalonjën)”, parti në Katalonjë, ka thënë se janë të lumtur për kosovarët dhe të gëzuar që do t’i anulojnë planet për të promovuar çështjen e pasaportave në Kuvendin e Spanjës.

Qeverisja rajonale e Katalonjës, e udhëhequr nga E Majta Republikane katalonjase, ka thënë se “qëndrimi i saj është në përputhje të plotë me pozicionin e institucioneve evropiane për njohjen dhe sovranitetin e Kosovës”. “Është Spanja ajo që ka qëndrim ndryshe. Është anomali”, kanë thënë në këtë qeverisje.

Edward Joseph, ekspert për Ballkanin në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka vlerësuar vendimin e Spanjës si “hap të madh përpara, duke paralajmëruar përfarim të mëtejmë të NATO-s dhe BE-së për çështjen e shtetësisë së Kosovës”.

“Është çështje kritike për stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai duke shtuar se vendimi i ri i Spanjës hap mundësi të reja bashkëpunimi.

të fundit

Berisha in Vlora: Hyseni, Proda, Balluku, Agasi and Beqiri acted on Rama’s orders

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…

23 seconds ago

Trump signs security agreement with Denmark and Greenland after UN speech, here are the main points

Pas fjalimit të tij në OKB, presidenti amerikan Donald Trump u takua me udhëheqësit e Danimarkës dhe Groenlandës për të…

52 seconds ago

Albania has 28,000 more women than men, with migration and life expectancy playing a role

Në Shqipëri ka 28 mijë gra me shume sesa burra. Edhe pse statistikat e lindjeve gjate viteve te fundit tregojne…

1 minute ago

Mickoski: Disa shtete të BE-së synojnë të prekin identitetin e Maqedonisë së Veriut

Ne besojmë në vlerat evropiane dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim, për të gjetur më në fund një zgjidhje…

2 minutes ago

Berisha nga Vlora: Hyseni, Proda, Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar sipas urdhrave të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…

3 minutes ago

Dogana e Kosovës sqaron afatin dhe të drejtën për ankesë ndaj vendimeve

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj vendimeve të Doganës që lidhen…

6 minutes ago