Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratave kritike të Aleksandar Vuçiqit ndaj bashkimit të subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët parlamentare.
None found
Sipas Kamberit, shqetësimi i Vuçiqit nuk lidhet thjesht me numrin e mandateve që mund të sigurojë koalicioni shqiptar, por me rolin politik dhe diplomatik që mund të marrë një përfaqësim i tillë.
Ai argumenton se një listë shqiptare e bashkuar mund të ngrejë në Kuvend çështjet e diskriminimit, pasivizimit të adresave dhe nënpërfaqësimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe të kërkojë përgjegjësi për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.
Kamberi thotë se paraqitja e listës shqiptare si kërcënim për shtetin synon ta largojë vëmendjen nga të drejtat e pakicës dhe ta zhvendosë debatin te besnikëria politike.
Ditët e fundit, lista e përbashkët parlamentare shqiptare është bërë objekt i sulmeve nga ish-presidenti serb. Por, sipas Kamberit, deklaratat e Vuçiqit duhet të analizohen përtej numrit të deputetëve që mund të fitojë koalicioni.
Çështja kryesore, thekson ai, nuk është vetëm sa përfaqësues shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por se çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë ndikimi do të mund të ushtrojnë.
Meqë lista është certifikuar nga Komisioni Republikan Zgjedhor në përputhje me procedurat ligjore, Kamberi vlerëson se etiketimi i saj si “armike” nga Vuçiqi nuk përbën thjesht kritikë ndaj një kundërshtari politik.
Sipas tij, kjo është një përpjekje për ta kaluar debatin nga gara zgjedhore te besnikëria ndaj shtetit, duke e paraqitur kundërshtarin politik si rrezik për vendin.
Kamberi nënvizon se kur një ish-president dhe kandidat për kryeministër e cilëson si armike një listë zgjedhore të një pakice kombëtare, diskutimi largohet nga programet, të drejtat dhe rezultatet dhe përqendrohet te lojaliteti ndaj tij dhe partisë në pushtet.
Ai vlerëson se ky narracion synon ta përçajë listën shqiptare, të ushtrojë presion mbi partitë dhe kandidatët që mund të bashkëpunojnë me të dhe të krijojë përshtypjen se çdo kritikë ndaj qeverisë përbën veprim kundër interesave të Serbisë.
Kjo, sipas Kamberit, është një taktikë e njohur e polarizimit politik.
Në deklaratat e tij të fundit para zgjedhjeve, Vuçiqi ka përmendur gjithashtu shërbime të huaja dhe mbështetjen e pretenduar të kundërshtarëve nga aktorë të jashtëm.
Kamberi thotë se, në këtë kuadër, një listë shqiptare që kërkon përfaqësim më të madh, barazi dhe bashkëpunim politik me përfaqësues nga Kosova po përdoret për të forcuar narrativën se Serbia po përballet me presione nga jashtë.
Ai e cilëson këtë qasje si një narracion me gjuhë urrejtjeje dhe luftënxitëse, që synon të ruajë stereotipet e vjetra ndaj shqiptarëve si “armiq shekullorë”.
Sipas tij, një pushtet i mësuar të negociojë me përfaqësuesit e pakicave përmes varësisë politike mund ta ketë më të vështirë përballjen me një përfaqësim shqiptar të bashkuar, kritik dhe të pavarur sesa me një numër më të madh deputetësh të gatshëm të përshtaten me pushtetin.
Kamberi thekson se një, dy, tre apo më shumë deputetë mund të kenë ndikim të kufizuar në votimin e ligjeve, por ndikimi i tyre mund të jetë shumë më i madh në tri drejtime.
Në Parlament, ata mund të hapin çështje që qeveria do të preferonte të mos i përfshinte në debat, përfshirë pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe nënpërfaqësimin.
Në arenën ndërkombëtare, ata mund të dokumentojnë rastet e diskriminimit dhe t’ua përcjellin institucioneve evropiane, OSBE-së, Këshillit të Evropës, NATO-s, QUINT-it, Kongresit dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ndërsa në debatin e polarizuar politik serb, një përfaqësim i tillë mund të dëshmojë se ekziston një zë shqiptar që nuk identifikohet me politikat e qeverisë.
Për këtë arsye, Kamberi thotë se ndikimi i një deputeti nuk duhet të matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta kthyer një problem të brendshëm në çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare.
Sipas tij, Vuçiqi dëshiron që qytetarët ta shohin politikën e tij si të vetmen përfaqësuese legjitime të interesave të shtetit serb.
Në një klimë të tillë, kundërshtari nuk portretizohet si një aktor me program alternativ, por si dikush që pretendohet se vepron kundër vendit.
Kamberi vlerëson se përmes këtij diskursi synohet të ndryshohet pyetja kryesore: në vend që të diskutohet pse nuk po zgjidhen problemet e shqiptarëve, debati drejtohet te arsyeja pse ata po kërkojnë të drejtat e tyre dhe kujt pretendohet se po i shërbejnë.
Kështu, sipas tij, pakica vendoset në pozitën e të akuzuarit, ndërsa vëmendja largohet nga detyrimet e shtetit, veçanërisht nga katër marrëveshjet e nënshkruara në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, të cilat Serbia nuk po i respekton.
Kamberi thekson se kjo përpjekje nuk duhet kuptuar automatikisht si shenjë se Vuçiqi druhet nga humbja e pushtetit për shkak të dy apo tre deputetëve shqiptarë.
Ai e sheh atë më tepër si përpjekje për të përcaktuar paraprakisht kuptimin politik të pranisë së shtuar shqiptare në Parlament.
Kërkesa për zbatimin e ligjeve, barazinë institucionale dhe përgjegjësinë shtetërore, sipas Kamberit, e përball Vuçiqin me argumentet lidhur me diskriminimin e organizuar nga shteti.
Nëse shqiptarët paraqiten si armiq, ai përpiqet ta zhvendosë debatin në një terren ku nacionalizmi dhe siguria kombëtare zëvendësojnë të drejtat dhe përgjegjësinë politike.
Një listë që mund të mposhtet lehtësisht në aspektin numerik mund të jetë shumë më e vështirë për t’u neutralizuar politikisht dhe diplomatikisht, nëse ruan pavarësinë, disiplinën dhe besueshmërinë e saj.
Për këtë arsye, Kamberi thotë se Vuçiqi shprehet se “nuk do të lejojë” ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…
Real Madridi është skuadra me më së shumti gola të anuluar nga sistemi VAR në historinë e La Ligës, që…
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…
Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë,…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…
Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së…