Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se ka paraqitur një projekt-rezolutë që kërkon verifikimin institucional të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
None found
Nisma mbështetet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe synon që brenda institucioneve serbe të nisë një diskutim mbi përgjegjësinë e shtetit për krimet e luftës.
Në një deklaratë për teve1, Kamberi tha se Serbia vijon të ndërtojë një kulturë politike të bazuar në mohimin e këtyre krimeve.
“Serbia në vazhdimësi po kultivon atë lloj kulture politike që mohon krimet e luftës, edhe në Kosovë edhe në ish-Jugosllavi. Ajo që për mua është më e rëndësishme është mohimi që në vazhdimësi po u bëhet krimeve të luftës në Kosovë”, deklaroi Kamberi.
Sipas tij, përmes projekt-rezolutës synohet të kundërshtohet narrativa zyrtare në Serbi dhe të zhvillohet një debat institucional rreth përgjegjësisë për krimet e luftës.
Megjithatë, Kamberi nuk beson se dokumenti do të sigurojë votat e shumicës parlamentare.
“Një përkrahje që e kam janë deputetët e Sanxhakut që bashkë me mua e kanë nënshkruar propozimin e rezolutës. Ndoshta një pjesë e opozitës edhe do ta përkrahë kur të vijë në rend dite, por nuk pres nga një pjesë e opozitës që kalkulon me Kosovën”, theksoi ai.
Nismën e ka përshëndetur edhe Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili e cilësoi idenë si shumë të mirë.
“Ideja e rezolutës është shumë e mirë. Krimet e forcave serbe të konfirmuara nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat ndërkombëtare duhet të njihen dhe të pranohen nga Kuvendi i Serbisë”, vlerësoi Blakaj.
Projekt-rezoluta është dorëzuar në maj të këtij viti, por deri tani nuk është përfshirë në rendin e ditës të parlamentit të Serbisë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërcënimi më i madh për Shqipërinë nuk vjen nga faktorë të jashtëm, por nga…
Deputetja Marjana Koçeku e cila pak muaj më parë la grupin e PS për të dalë si e pavarur i…
Flakët vazhdojnë të përhapen jashtë kontrollit në zonën e Porto Germenos, në perëndim të Atikës, ndërsa zjarri ka mbërritur shumë…
Në rast të një fatkeqësie të madhe, ku do të kërkonit strehim? Për personat që kanë rreth 35 mijë paund…
Apple ka ngritur padi ndaj OpenAI-t, duke pretenduar se kompania e inteligjencës artificiale ka përvetësuar sekrete tregtare dhe informacione konfidenciale…
Ndeshja e 1/8 së finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Egjiptit ka hyrë në histori edhe jashtë fushës…