Categories: kosovë

Kadri Xhemajli merr gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit Special, ka shqiptuar dënim prej gjashtë muajsh burgim efektiv ndaj Kadri Xhemajlit, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 22 tetor 2025 Xhemajli e kishte kërcënuar Kurtin me privim nga jeta përmes një komenti të publikuar në Facebook, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Para marrjes së vendimit, gjykata kishte miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur ndërmjet të akuzuarit dhe Prokurorisë Speciale.

Në këtë marrëveshje ishte propozuar që Xhemajli të dënohej me një vit burgim me kusht dhe një periudhë verifikuese prej tre vjetësh. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi rekomandimin për masën e dënimit dhe vendosi t’i shqiptojë gjashtë muaj burgim efektiv.

Gjykata bëri të ditur se Xhemajli mund të paraqesë ankesë për lartësinë e dënimit.

Vepra për të cilën akuzohej ai është “Kanosja”, e paraparë në nenin 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

të fundit

Shasivari: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për forcimin e reformave në drejtësi

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, është takuar me ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e SHBA-së, Nicole…

57 seconds ago

Tahiri kundërshton kthimin e ligjit për Specialen: U dëmtua kauza e luftës për liri

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke e cilësuar këtë…

3 minutes ago

Tërmet 5.0 në Siçili, pasohen nga tre lëkundje të tjera/ Gjykata e Trapanit evakuohet

Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi Siçilinë në Itali, duke u ndjerë nga Palermo në Katania dhe deri në…

7 minutes ago

Nis përballja vendimtare për kreun e Kategorisë së Parë, Bylis përballë Pogradecit

Bylis - PogradeciLIVEBylis 0 – 0 Pogradeci1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Adush Muçaj” [...]Read More...

11 minutes ago

Pikë dhe dhurata për tifozët që mbajnë telefonin të kyçur, Dortmund prezanton “Fan Mode

Borussia Dortmund po prezanton platformën "Fan Mode" në aplikacionin e saj zyrtar, një veçori që shpërblen tifozët që i zhbllokojnë…

12 minutes ago

Liverpooli në bisedime për mesfushorin e Borussia Dortmundit

Liverpooli thuhet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Borussia Dortmund, Felix Nmecha, megjithëse një transferim konkret për lojtarin…

13 minutes ago