Categories: kosovëshowbizsport

Ka një djalë me Xhemailin, Erjona Sulejmani bën bujë me fejesën në mediat italiane (FOTO LAJM)

Modelja nga Shqipëria Erjona Sulejmani ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë në Itali, pasi po përflitet se ka nisur një romancë të re me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.

Mediat italiane kanë dhënë lajmin e fejesës në pranverë, shoqëruar me fotot e nxehta të çiftit, ndërkohë që janë me pushime në Pulia. Pasi mediat italiane njoftuan për fejesën që s’ishte bërë ende publike, ishin vetë ata që pasuan lojën me postimin e fotove bashkë në “Instagram”, duke u deklaruar të fejuar.

Të lidhura

None found

Ndër fotot e fundit bien në sy disa poza me Bascianon, por këtë herë, duke qëndruar në krahët të tij. “Sytë nuk gënjejnë kurrë”, shkruan Erjona në foton e publikuar.

Kujtojmë që modelja u bë e njohur për opinionin e gjerë falë divorcit problematik me futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë. Modelja foli gjatë në media, duke deklaruar se do publikonte dhe një libër për të rrëfyer gjithçka të vërtetë që fshihet pas imazhit perfekt të futbollistëve dhe pse të jesh grua futbollisti është një ferr.

Pas këtij divorci, ajo deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe duket se e ka mbajtur fjalën. Me fotot e fundit, modelja nga Shkodra konfirmoi vetë thashethemet e kohëve të fundit, që flisnin për të dashurin e saj të ri, shumë simpatik dhe i njohur në botën e televizionit italian, Alessandro Basciano.

Çifti i ri ka zyrtarizuar fejesën në “Instagram”, me një sërë shkrepjesh dhe dedikimesh romantike. Së pari një selfie në makinë, pastaj një tjetër buzë detit dhe në fund një foto duke pozuar në një restorant romantik.

Këto ditë, Erjona dhe Alessandro janë me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën.Po kush është 32-vjeçari Alessandro, gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu. Alessandro Basciano ishte një pretendent i “Uomini e Donne”, programi i suksesshëm i Maria de Filippi.

Në veçanti, Alessandro u vlerësua shumë nga publiku, siç dëshmohej nga memet e shumta dhe faqet e tifozëve kushtuar atij. Alessandro ishte një nga beqarët e “Temptation Island 2020”, që futi në krizë çiftin Ciavy dhe Valeria./panoramaplus

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

4 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

5 hours ago