Categories: showbizsport

Erjona Sulejmani lë pas divorcin e bujshëm me Xhemajlin, në prag të martesës me të famshmin italian (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po shijon lidhjen e dashurisë me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.

Modelja Erjona Sulejmani bëri publike lidhjen me Basciano pak kohë më parë me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale dhe qe atëhere nuk ndalet duke publikuar foto krah tij dhe mediat italiane bene te dityur se çifti eshte fejuar.

Të lidhura

None found

Por duket se gjërat kanë evoluar dhe Erjona është në prag të martesës. Partneri i ka bërë një dhuratë romantike, pikërisht një zemër të madhe me lule të kuqe, ku i shfaq lumturinë që ka gjetur një vajzë që e do dhe duke i premtuar dashuri përgjithmonë. Erjona nuk ngurron të zbulojë detaje nga intimiteti me partnerin italian, i cili e bën shumë të lumtur.

Ndër fotot e fundit bien në sy disa poza me Bascianon, duke qëndruar në krahët të tij. “Sytë nuk gënjejnë kurrë”, shkruante Erjona në foton e publikuar.

Kujtojmë që modelja u bë e njohur për opinionin e gjerë falë divorcit problematik me futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë. Modelja foli gjatë në media, duke deklaruar se do publikonte dhe një libër për të rrëfyer gjithçka të vërtetë që fshihet pas imazhit perfekt të futbollistëve dhe pse të jesh grua futbollisti është një ferr.

Pas këtij divorci, ajo deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe duket se e ka mbajtur fjalën. Me fotot e fundit, modelja nga Shkodra konfirmoi vetë thashethemet e kohëve të fundit, që flisnin për të dashurin e saj të ri, shumë simpatik dhe i njohur në botën e televizionit italian, Alessandro Basciano.

Çifti i ri ka zyrtarizuar fejesën në “Instagram”, me një sërë shkrepjesh dhe dedikimesh romantike. Së pari një selfie në makinë, pastaj një tjetër buzë detit dhe në fund një foto duke pozuar në një restorant romantik.

Erjona dhe Alessandro ishin me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën, ndërkohë që me kthimin në shtëpi ai i propozoi martesën.

të fundit

Shehi dhe Spahiu kërkojnë tërheqjen e reformës territoriale: Nevojitet konsensus politik

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i ka bërë thirrje shumicës parlamentare të Partisë Socialiste që të tërheqë projektin për reformën administrativo-territoriale,…

4 minutes ago

Siljanovska-Davkova i dërgon urimet Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes në krye të Kosovës

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet e saj prof. dr. Justina Shiroka-Pulës me rastin e…

7 minutes ago

Ambasada Gjermane kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për…

8 minutes ago

VIDEO/ Gjunjët e gjakosur të Mirlind Dakut, pamjet që nuk u shfaqën pas sfidës me San Marinon

Mirlind Daku dhe Ernest MuçiShqipëria mori fitoren e vuajtur 2–1 kundër San Marinos, ndërsa goli i fitores u shënua vetëm…

12 minutes ago

Arteta, Klopp dhe rikthimi i Mourinhos: Si ndryshoi plani për stolin e Real Madridit

Mikel Arteta ishte zgjedhja e parë e kandidatit për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, për postin e trajnerit të…

13 minutes ago

Rio Ferdinand i del në krah Ronaldos pas kritikave: “Terminologji e çmendur!

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik…

13 minutes ago