Categories: kosovë

Juristi tregon arsyet e shtyrjes së aktgjykimit dhe efektet që sjell kjo vonesë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se aktgjykimi për katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – do të publikohet më 16 shtator 2026, në orën 10:00.

Të lidhura

None found

Gjykata ka sqaruar se përcaktimi i kësaj date lidhet me sasinë e madhe të provave dhe ndërlikueshmërinë e procedurës, çka kërkon një shqyrtim të plotë dhe të argumentuar të rastit.

Për këtë shtyrje ka folur edhe juristi Blerim Bujrani, i cili vlerëson se vendimi është i lidhur pikërisht me numrin e madh të provave dhe me nevojën që çështja të analizohet me kujdes.

Ai thekson se zgjatja e procedurave dhe paraburgimi për një periudhë të gjatë e dëmtojnë besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, ndërsa shpreh pritjen që vendimi përfundimtar të jetë lirues.

“Gjykata mund të bëjë këtë shtyrje bazuar në vëllimin e materialeve, dëshmive, provave që janë prezantuar. Intenca është të ngadalësohet procesi i nxjerrjes së aktgjykimit për shkaqe të një sigurie më të madhe në vendimmarrje.

E dyta, gjykata ka për obligim që në një kohë meritore, pa shmangie, të vendosë me një aktgjykim, pra koha e arsyeshme procedurale si parim i drejtësisë ndërkombëtare apo bazuar në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, nuk duhet të shkelen të drejtat elementare të njeriut.

Kjo gjykatë edhe ashtu nuk ka pasur ndonjë besim në të, sidomos po flas për profesionistët kosovarë. Kjo gjykatë ka vepruar më shumë si ndërkombëtare se sa vendore.

Paraburgimi i gjatë e rrënon kredibilitetin e gjyqësisë në përgjithësi. Mendoj se është dashur me kohë të shpallet aktgjykimi që procedurat tjera të ecin si duhet, por me rëndësi tash duket që të ketë një aktgjykim lirues, andaj edhe mbrojtja apo avokatët e palëve po rrinë të heshtur. Dëshirojnë ta shohin një vendim normal lirues, pa probleme dhe ankesa në stadet tjera procedurale”, deklaroi ai për gazetën “Bota sot”.

të fundit

Arrestohet në Shkup i dyshuari për vjedhjen e një trotineti elektrik, mjeti i rikthehet pronarit

Policia e rajonit të Shkupit njofton se ka privuar nga liria një person, i cili dyshohet se ka vjedhur një…

4 minutes ago

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier, policia njofton evakuimin e 11 familjeve dhe ndërprerjen e qarkullimit në “Qafa e Koshovicës-Cakran”

Fier / Shërbimet e DVP Fier në ndihmë të banorëve në zonën e përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse, helikopterë të…

5 minutes ago

Tirana Court Sets Measures for 21 Detainees from Protest Outside Parliament

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 21 personat e arrestuar në protestën para parlamentit 2 ditë më…

8 minutes ago

Young man who stabbed 55-year-old 20 times near a bar: “I had fun, I’ll do it again,” he tells police

“U argëtova, do ta bëj përsëri sapo të dal.” Kështu është shprehur para forcave të rendit italian 22-vjeçari nga Bregu…

8 minutes ago

After a five-month pause, Iran and Qatar resume maritime trade between them

Irani dhe Katari kanë rikthyer zyrtarisht shkëmbimet tregtare detare, duke mbyllur kështu një ndërprerje afro pesëmujore të shkaktuar nga konflikti…

9 minutes ago

Eight injured, including four children, after shooting at Fourth of July party in New York’s Coney Island

Një festë familjare për 4 Korrikun në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, u kthye në skenë dhune…

9 minutes ago