Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë lajmin e mirë se presidenti amerikan Joe Biden do t’i dhurojë një numër të konsiderueshëm vaksinash Kosovës.
Ishte pikërisht Osmani ajo që i kërkoi më 19 mars me anë të një letre Biden-it që të ndihmonte me vaksina Kosovën, teksa vetë Presidenti i SHBA ka deklaruar më parë se do të ndihmojë vendet e botës me vaksina.
None found
Osmani thotë se sot është zyrtare dhe kjo është një tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që Kosova gëzon nga SHBA.
Ajo e quan Biden-in një mik të Kosovës dhe ajo në emër të qytetarëve e falenderon përzemërsisht.
PRESIDENTI BIDEN NDAN VAKSINA PËR KOSOVËN
Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës.
Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht.
Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një mesazh anonim që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme mes…
Një skandal është zbuluar ditën e sotme pasi mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës nuk kanë pranuar të realizojnë ndërhyrje…
Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,…
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit që të vazhdojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes…
Shqipëria renditet si vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë dhe i 13-ti në botë, me të…
Dy prej konkurrentëve për të cilët asnjëherë nuk do të na shkonte nëpër mend se do të kishin një histori…