Categories: kosovë

Jetullahu dëshmon se pas shantazhit për një video i transferoi Shehollit rreth 200 mijë euro

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdoi të enjten gjykimi ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh dhe shantazh. Para trupit gjykues dëshmoi i dëmtuari Arben Jetullahu, i cili deklaroi se rreth 200 mijë euro ia kishte transferuar të akuzuarit pas presionit të lidhur me publikimin e një videoje.

Të lidhura

None found

Jetullahu tregoi se, gjatë kohës kur Sheholli ndodhej në paraburgim, ky i fundit i kishte kërkuar ndihmë financiare për familjen. Për këtë arsye, ai tha se i kishte dërguar 500 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas dëshmisë së tij, më pas Sheholli kishte përcjellë mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese përmes bashkëpunëtorit të Jetullahut, Lorik Retkocerit.

Dëshmitari deklaroi se pas këtyre zhvillimeve kishte nisur t’i paguante Shehollit nga 1 mijë euro në muaj. Në total, kjo shumë kishte arritur në 13 mijë euro, ndërsa Sheholli ishte paraqitur si punëtor i tij.

Jetullahu sqaroi se pagesat i konsideronte si një mënyrë për të “blerë paqen”, me qëllim që të mos publikoheshin lajme të pavërteta për biznesin e tij. Sipas tij, këto raportime i kishin dëmtuar si imazhin personal, ashtu edhe veprimtarinë e biznesit.

Ai tha gjithashtu se Sheholli i kishte kërkuar 60 mijë euro borxh për të blerë një banesë. Në këmbim, i akuzuari kishte premtuar se do t’ia kthente shumën pasi të shiste një lokal në Podujevë, ose se do t’ia kalonte në pronësi atë lokal.

“Asnjë obligim prej tina nuk më është kthy… Në momentin që ma ka dërgu porosinë prej paraburgimit, e kam ndi veten të kërcënum dhe të shantazhum sepse porosia ishte kërcënuese dhe shantazhuese”, deklaroi Jetullahu.

Ai tha se komunikimi ishte zhvilluar gjithmonë përmes bashkëpunëtorit të tij Retkoceri dhe djalit të të akuzuarit. Sipas tij, nuk kishte pasur asnjëherë biseda të drejtpërdrejta me Shehollin apo me familjarët e tij.

Dëshmitari pohoi se shantazhi lidhej me një video dhe se i ishte thënë që, nëse nuk paguheshin shumat e kërkuara, materiali do të publikohej. Ai shtoi se nuk e dinte përmbajtjen e videos, por besonte se bëhej fjalë për diçka personale.

Jetullahu deklaroi se në llogarinë e Shehollit ishin transferuar gjithsej rreth 200 mijë euro. Sipas tij, të gjitha pagesat ishin kryer përmes bankës, mbi bazën e marrëveshjeve gojore.

Ai tha se, sipas vlerësimit të tij, Sheholli i kishte përdorur mediet si mjet shantazhi, por theksoi se nuk posedon prova për këtë pretendim.

Në fund të dëshmisë, Jetullahu deklaroi se vazhdon të qëndrojë pranë ndjekjes penale dhe se do të konsultohet me avokatin për çështjen e kompensimit të dëmit.

të fundit

Mashtrimi ndaj Armand Dukës: dy të rinjtë u prezantuan si Taulant Balla dhe kërkuan 100 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin ku dy të rinj dyshohet se i kërkuan 100 mijë…

6 minutes ago

Dion Gallapeni beson te fitorja e Kosovës ndaj Izraelit: Jemi përgatitur në mbrojtje

Mbrojtësi Dion Gallapeni thotë se Kosova është gati për ta mposhtur Izraelin.Ai për “Klan Kosova” pak para ndeshjes deklaroi se…

20 minutes ago

Këshilli i Shkupit rrëzon propozimin që Salla Universale të mbajë emrin e Vlado Janevskit

Nisma që Salla Universale në Shkup të mbajë emrin e këngëtarit Vlado Janevski nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin…

24 minutes ago

Foda ndryshon qasjen ndaj Izraelit: 4-4-2 në letër, 3-5-2 në mbrojtje – tetë ndryshimet

Franco Foda pritet ta qaset ndryshe ndeshjes ndaj Izraelit, me një formacion që në pamje të parë paraqitet në skemën…

25 minutes ago

Dy dronë rusë godasin urën Pivdennyi në Kiev, transporti publik ndërpritet përkohësisht

Dy dronë rusë kanë goditur urën Pivdennyi, një nga arteriet kryesore të Kievit mbi lumin Dnieper, duke shkaktuar ndërprerjen e…

26 minutes ago

Flamuri i UÇK-së projektohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është "veshur" sonte me flamurin e UÇK-së. Këshilltarja politike e ushtrueses së detyrës së presidentes…

31 minutes ago