Categories: kosovë

Ish-eprori: Radoiçiqi vepron nën ndikimin e Vuçiqit dhe Vulinit, Banjskën e lidh me skenarë nga Beogradi

Naim Miftari, ish-epror dhe luftëtar i UÇK-së e TMK-së, ka komentuar për “Bota sot” shfaqjen e Milan Radoiçiqit dhe të ashtuquajturve “Mjekrra Kuqe” në protestën e organizuar në mbështetje të pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Të lidhura

None found

Sipas Miftarit, kjo paraqitje e tyre vetëm sa e përforcon atë që, siç thotë ai, tashmë njihet gjerësisht në opinionin ndërkombëtar.

“Dalja e Radoiçiqit dhe “Mjekrra Kuqeve” në protestën për mbrojtjen e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, bashkë me deklarimin e Vuçiqit për terroristin Milan Radoiçiç, e vërteton edhe një herë atë që e di e gjithë bota: që Radoiçiqi është thjesht një vegël e Vuçiqit dhe Vulinit.

Është interesant se në kohën kur ndodhi sulmi në Banjskë, Vuçiq kishte shkuar në OKB, në Nju Jork të Amerikës, në mënyrë që të ishte larg Kosovës pikërisht kur pritej të realizohej marrja e veriut të Kosovës nga terroristët serbë. Po ashtu, interesant mbetet edhe fakti se për këtë plan dyshohet të jetë korruptuar edhe një komandant bashkë me stafin e tij, i cili kishte nën drejtim qindra ushtarë në veriun e Kosovës dhe ishte pjesë e një strukture ushtarake të një shteti anëtar të NATO-s. Operacioni i fshehtë drejtohej nga Aleksandar Vulin, i cili çdo orë i raportonte shefit të tij, A. Vuçiq”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka vlerësuar se veprimi i institucioneve në veriun e Kosovës ka pësuar ndryshim të madh në raport me periudhat e mëhershme, duke nënvizuar se sot shteti ka më shumë kontroll dhe vendosmëri në terren.

“Por, llogaritë i bënë gabim. Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti dhe policia e Kosovës nuk ishin si në të kaluarën, kur Hashim Thaçi kishte dërguar policinë në veri për sundim të ligjit, ndërsa në prapaskenë përgatitej ndarja e veriut me Serbinë. Pas vrasjes së Enver Zymberit dhe plagosjes së shumë policëve të Kosovës, shteti i Kosovës ishte tërhequr nga veriu me turp.

Në rastin e Banjskës, Thaçi ndodhej në burg, ndërsa qeveria e Kosovës me Albin Kurtin kishte vendosur seriozisht që asnjë pëllëmbë e Kosovës të mos sundohet apo kontrollohet nga bandat e Beogradit, bandat e drogës dhe të kontrabandës”, ka shtuar ai.

Në fund, Miftari ka vënë theksin te roli i institucioneve aktuale të Kosovës dhe ai i faktorëve ndërkombëtarë në zhvillimet që lidhen me sigurinë në veri të vendit.

“Kosova kishte zot shtëpie dhe djem që e mbrojnë shtetin e Kosovës. Kosova kishte fat që Franca kishte tërhequr ushtrinë e saj pro-serbe nga veriu i Kosovës. Po ashtu, fat tjetër ishte që një agjent francez i DGSE-së ishte në burg në Hagë. Dhe fat ishte që tani kishim kryeministër Albin Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla. Kosova ishte me fat”, ka përfunduar Miftari për “Bota sot”.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

5 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

5 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

5 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

5 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

5 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

5 hours ago