kosovë

Ish-ambasadori serb: Po ngushtohet rrethi i mosnjohjes së Kosovës

Analistët të ndryshëm në Serbi po e shohin njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e autoriteteve spanjolle si hap drejt ndërtimit së raporteve të Spanjës me Kosovën.

Ambasadori serb në pension Sreçko Gjukiq, ka thënë se vendimi i Spanjës për të njohur pasaportat e Kosovës “mund të jetë hap drejt ngrohjes së raporteve ndaj Kosovës”, por sipas tij kjo “nuk do të thotë domosdoshmërish se Spanja është e gatshme ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.

Të lidhura

None found

“Përkundër njohjes së pasaportave të Kosovës, ajo mbetet më kokëforta në pozicionin e mosnjohjes së Kosovës. Këto janë disa lëvizje pragmatike pothuajse të pashmangshme për të mos rënë në një anakronizëm me regjimin e vizave në zonën pa viza. Mirëpo, nëse nuk do të konstatonim se po ngushtohet rrethi i mosnjohjes së Kosovës në BE, atëherë nuk do të ishim objektivë dhe do të mbyllnim sytë para së vërtetës”, ka theksuar Gjukiq për të përditshmen beogradase “Danas”, transmeton RTKlive.

Ai tutje ka rikujtuar se pasaportat e Kosovës i kishte pranuar edhe Rusia, teksa tha se Serbia i ka njohur targat e Kosovës dhe kësisoj gjërat mund të rregullohen përgjithmonë. Thjesht, siç thotë ai, kërkohet pragmatizëm për çështje parimore siç është mosnjohja e Kosovës.

“Mirëpo, ajo që vazhdimisht lihet jashtë vëmendjes së publikut serb në të gjitha mediat tona është se të gjitha vendet që nuk e njohin Kosovën kanë marrëdhënie paradiplomatike me Kosovën, përfshirë edhe vetë Republikën e Serbisë. Gjegjësisht, të gjithë kanë zyrat e ambasadave të tyre në Prishtinë me shef dhe diplomatë të tjerë që mbështesin marrëdhëniet me autoritetet në Kosovë. Serbia po ashtu ka zyrtarin e vet, siç quhet zyrtarisht, oficerin ndërlidhës në Prishtinë dhe Prishtina në Beograd, të cilët kanë status diplomatik, të vendosur në kuadër të misionit të BE-së”, ka nënvizuar Gjukiq.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago