Categories: kosovë

“Ironia nuk vjen kot” – Lis Bukuroca kritikon ashpër Ramën për deklaratën e fundit mbi shqiptarët e Kosovës

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me protestat kanë ndezur debat në opinionin publik. Ai i ka interpretuar ato si të ndikuara nga rrjetet sociale dhe nga ajo që e cilëson “histeri kolektive”, duke lënë të kuptohet se shpesh në to ka edhe elementë të kërkimit të vëmendjes. Në të njëjtën linjë, Rama ka përdorur edhe ironi për pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, çka ka hapur diskutime për mënyrën si shihet solidariteti ndërshqiptar dhe kufijtë e tij në debatet publike e politike.

Lidhur me këtë çështje, për “Bota sot” ka folur publicisti Lis Bukuroca, i cili thotë se ironia e Ramës ka një synim të qartë: të largojë vëmendjen nga protesta që po zhvillohet në Tiranë.

Të lidhura

None found

Sipas Bukurocës, pas revoltës së ngritur kundër tij, Ramës i nevojitet një ndarje me shqiptarët jashtë Shqipërisë për të mbajtur veten politikisht.

“Mendoj se ironizimi i Edi Ramës ndaj shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kishte një qëllim të qartë politik: ta relativizojë protestën dhe ta zhvendosë fokusin nga pakënaqësia reale brenda Shqipërisë te shqiptarët jashtë.

Pra, mesazhi i tij ishte: problemi nuk qëndron te qeverisja, por te perceptimet, emocionet kolektive dhe ndikimet e jashtme. I duhet një përçarje, paragjykime ndaj shqiptarëve jashtë, për të mbijetuar brenda.

Kjo është një strategji në politikë: kur rritet pakënaqësia e brendshme, krijohet narrativa se revolta po fryhet artificialisht nga rrjetet sociale, nga propaganda ose nga aktorë të jashtëm”.

Publicisti vlerëson gjithashtu se me këtë qasje, kryeministri po i nënçmon si protestuesit, ashtu edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera.

Ai thekson se interesimi i shqiptarëve për zhvillimet në Tiranë është diçka krejt natyrshme dhe plotësisht legjitime.

“Po, unë mendoj se me këtë qasje Rama po nënvlerëson jo vetëm protestuesit, por edhe të drejtën legjitime të shqiptarëve nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare për të shprehur solidaritet dhe shqetësim për zhvillimet në Shqipëri.

Shqipëria nuk është thjesht një shtet administrativ për shqiptarët jashtë kufijve të saj; ajo ka edhe peshë simbolike, kombëtare dhe emocionale. Për këtë arsye, interesimi i shqiptarëve jashtë Shqipërisë për atë që ndodh në Tiranë është i natyrshëm dhe legjitim”.

Sipas Bukurocës, tallja dhe ironia e përdorur nga Rama nuk janë të rastit, por pasqyrojnë më shumë pozitën e tij të vështirë politike sesa realitetin e protestuesve.

Në përfundim, ai u shpreh se kryeministri ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të kësaj revolte popullore.

“Tallja dhe sarkazma ndaj tyre nuk mendoj se janë rastësore. Ato janë pjesë e një përpjekjeje për ta shfuqizuar kritikën dhe për ta paraqitur pakënaqësinë si të tepruar ose të importuar.

Por realiteti është ndryshe: burimi kryesor i revoltës nuk vjen nga jashtë Shqipërisë, por nga brenda saj; nga pakënaqësitë e akumuluara për standardin e jetesës, për mungesën e transparencës, për pengimin e drejtësisë, për korrupsionin, tenderët dhe krizën e besimit ndaj institucioneve.

Prandaj, reagimi i Ramës më shumë flet për pozitën e tij të vështirë politike sesa për protestuesit. Kur pushteti fillon ta zëvendësojë argumentin me ironi dhe sarkazëm, kjo shpesh tregon vështirësi për t’u përballur me thelbin e problemit.

Ai po mban ligjërata dhe nuk po merret me problemin! Rama është në gazep! E tregon sapo hap gojën!” – përmbylli Lis Bukuroca për “Bota sot”.

të fundit

Dy turistë amerikanë sulmohen me thikë pranë Akropolit në Athinë, agresori dyshohet me probleme të shëndetit mendor

Dy turistë amerikanë u plagosën mëngjesin e së martës si pasojë e një sulmi me thikë në zonën e Akropolit…

5 minutes ago

Erald Çinari firmos me Jeju SK, në prag të duelit miqësor me Bayern Munich

Ilustrim: Erald Çinari kur ishte pjesë e Partizanit - Bayern Munich logoErald Çinari është futbollisti më i ri i Jeju…

13 minutes ago

Banderola virale e Yamalit gjatë festës së titullit botëror: Ftesë për përballje mes Gavit dhe Paredes

Ekipi kombëtar spanjoll i futbollit u prit në Madrid me festime të mëdha pasi fitoi titullin e dytë të Kupës…

13 minutes ago

Flamingot kundër autokratëve/ 51 ditë protesta për dorëheqjen e Ramës, “Foreign Policy”: Lëvizja më e fuqishme sociale që nga viti 1991

Foreign Policy Ashtu si shumë banorë të Zvërnecit, një komunitet në bregdetin e Shqipërisë, Brunela Mërtiri notoi dhe bëri banja…

14 minutes ago

Detaje tronditëse nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën tre shqiptarë nga Kosova

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti fatal që i mori jetën tre shqiptarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.…

15 minutes ago

Cikli i dhjetë i goditjeve amerikane në Iran/ Synohen depot e raketave dhe dronëve, Teherani paralajmëron hakmarrje

SHBA-ja ka nisur natën e dhjetë radhazi të sulmeve ndaj objektivave në Iran, ndërsa Uashingtoni deklaron se fushata ushtarake do…

22 minutes ago