Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
Sipas IPK-së, veprimet e para hetimore të zhvilluara nga ky institucion kanë nxjerrë dyshime se mbrëmë, dy policë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në objektin e Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe dyshohen për veprën penale “Sulm”.
None found
Për këtë rast, IPK i ka propozuar Policisë së Kosovës pezullimin e dy zyrtarëve policorë që po hetohen si të dyshuar.
“Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në reagimin e IPK-së.
“Hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, përfundon IPK.
Gjykata e Apelit, ka ndryshuar masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, një prej tre personave të arrestuar në lidhje me…
Besiktasi po planifikon ndryshime të mëdha në krahun e djathtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën…
Të shtunën, më 21 nëntor, nga ora 12:00 deri në 14:00, në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile…
Nga LSDM sot akuzojnë se kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve."Që nga…
Spanja ka shprehur gatishmëri që të mos bëhet pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, pavarësisht se vazhdon të…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bazuar në autorizimet ligjore dhe pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, ka arrestuar dje një…