Categories: kosovë

Ilir Deda kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Ata mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet e reja

Analisti Ilir Deda ka komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët nuk e kanë mbështetur marrëveshjen me LVV-në.

Të lidhura

None found

Sipas Dedës, deputetët duhej ta bënin të qartë që në nisje të negociatave se nuk do të votonin asnjë marrëveshje të mundshme mes dy partive.

Ai vlerëson se ata duhet të kishin paraqitur publikisht edhe arsyetimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar si përgjegjësit kryesorë për rikthimin e vendit në zgjedhje parlamentare.

Postimi i plotë:

Që në fillim të bisedimeve ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, gjashtë deputetët e LDK-së duhej të deklaronin se nuk do ta përkrahnin asnjë marrëveshje ndërmjet dy subjekteve.

Po ashtu, ata mund të sqaronin se ishin të vendosur që Kosova të shkonte sërish në zgjedhje parlamentare, duke mbajtur qëndrim të vazhdueshëm kundër pushtetit aktual.

Do të duhej të argumentonin gjerësisht përse zgjedhjet e reja nuk do t’i shërbenin LVV-së dhe përse ato nuk do ta dëmtonin LDK-në.

Në cilësinë e institucionalistëve, ata duhej t’i vinin në dispozicion nënshkrimet e tyre për një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me shkeljen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Ndërkohë, tre deputetë të këtij grupi do të duhej të shpjegonin se përse vendimet e kryesisë së partisë së tyre në vitin 2016 ishin të detyrueshme për ta, ndërsa vendimet e kryesisë në vitin 2026 nuk konsiderohen të tilla.

Në këtë mënyrë, ata do ta largonin nga vetja barrën e rëndë që kanë marrë, si shkaktarët kryesorë të shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare.

të fundit

Del jashtë kontrollit zjarri në Ulëz të Matit, përparon me shpejtësi, evakuohen disa familje

Prej katër ditësh, situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike. Flakët kanë përfshirë…

2 minutes ago

Ervin Bashi transferohet te Crotone, mbrojtësi i Kombëtares U21 me të kaluar te Milani

Foto ilustruese: AC Milan & Alban BushiErvin Bashi është futbollisti më i ri i Crotone [...]Read More...

4 minutes ago

Daniela Dimovska zyrtarisht në krye të Gjykatës Penale në Shkup: Fokus te efikasiteti dhe reduktimi i lëndëve të vjetra

Daniela Dimovska dha deklaratën solemne para Këshillit Gjyqësor dhe zyrtarisht mori detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore Penale Shkup.Ajo njoftoi…

4 minutes ago

Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, Daku shkon te Spartak Moska – lëvizjet e Gjimshitit, Asllanit, Vojvodës dhe yjeve të tjerë shqiptarë

Nga rikthimi i Vedat Muriqit te Fenerbahçe dhe transferimi i madh i Mirlind Dakut te Spartak Moska, deri te aventurat…

15 minutes ago

Hoxhaj: Droni rus me eksploziv në Leipzig përbën agresion ndaj Gjermanisë dhe Evropës

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Qeveria gjermane bëri të ditur se Rusia qëndron…

19 minutes ago

Gjykata shpall fajtor ministrin Xhelal Sveçla për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fjator ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhje të…

19 minutes ago