Një nga personat e dyshuar për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë, është identifikuar nga autoritetet.
None found
Sipas burimeve, i dyshuari është Fadil Zogaj, i cili është zbuluar pas shqyrtimit të pamjeve filmike të siguruara nga burime të hapura.
Në videot e sekuestruara për hetim, disa persona shfaqen duke e tërhequr deputetin Rexhepi zvarrë dhe më pas duke e hedhur mbi rrethojat në oborrin e Kuvendit.
Zogaj u gjet rreth orës 19:30 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe u dërgua në zyrat e njësisë përkatëse hetimore për intervistim.
Marrja në pyetje u zhvillua në praninë e avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh.
Hetimi po zhvillohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të identifikuar edhe personat e tjerë që dyshohet se morën pjesë në ngjarje.
Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për, siç thotë,…
Pas një nate të tensionuar, gjatë së cilës protestuesit qëndruan deri para mesnatës para Qeverisë së Kosovës, mëngjesi i sotëm…
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda ka reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se sot Lëvizja…
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me San Marinon, më 6 tetor ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Sfida vlen…
Një burrë me moshë të panjohur u gjet i vdekur në anë të autostradës sot, pasi, sipas informacioneve fillestare, u…
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka bërë thirrje që të thirret seanca për votimin në lexim të dytë të Ligjit…