kosovë

“I kam kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime Kushtetuese”, Vjosa Osmani: Presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit të vendit përmes votës së popullit.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011”, shkroi Osmani.

Ajo u bëri thirrje të gjitha partitë politike t’i votojnë këto amendamente kushtetuese.

“Tash e tutje, le të flasë populli”, shkroi Osmani në Facebook.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.

Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e tyre për një mandat të dytë./ REL

të fundit

Ballkani përfundon bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…

6 minutes ago

Hoxha accuses the director of the Public Health Institute over demand for official communication only in Macedonian; criticizes VLEN’s silence

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

10 minutes ago

Parliamentary committee approves four bills on legal cooperation with Sweden and Belgium

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…

10 minutes ago

Joe Biden says his battle with cancer will limit public engagements

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke…

11 minutes ago

SafeJournalists calls on AMP to investigate police actions against Dutch journalist Vincent van Gerven Oei and clarify whether his phone’s contents were copied

Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…

11 minutes ago

Bardhi writes to Peleshi: EC report confirms parliamentary crisis and denial of the opposition’s constitutional rights

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…

11 minutes ago