Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur rrethanat në të cilat do të votonte pro një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti.
None found
Sipas saj, mbështetja do të ishte e mundur vetëm nëse LDK-ja do të siguronte një marrëveshje ku do t’i takonte të paktën një e treta e pushtetit, si dhe një nga postet e larta shtetërore, atë të presidentit ose të kryeministrit.
“Në qoftë se LDK do të arrinte të ketë një marrëveshje të mirë, ku LDK ka së paku 1/3 të pushtetit dhe ka njërën nga pozitat, unë do të votoja për”, deklaroi Bajrami.
Ajo sqaroi se, përpara vendimit përfundimtar, do të shqyrtonte edhe përbërjen e kabinetit qeveritar.
Megjithatë, Bajrami nënvizoi se nuk do të merrte përsipër të ishte ministre në një qeveri të Albin Kurtit.
“Natyrisht se do ta analizoja strukturën e kabinetit, mirëpo asnjëherë nuk do të pranoja që të jem unë ministre e Kurtit. As nuk do të pranoj në të ardhmen”, u shpreh ajo.
Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja…
Evropa duhet të përfshihet në bisedimet për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, sepse pozicioni i saj mund të jetë vendimtar,…
Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së…
Tre persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në qytetin kufitar rus…
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët kanë gjasa reale…
Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka reaguar ndaj kritikave dhe diskutimeve të shumta rreth paraqitjeve të tij, pas një…