Gazetari dhe analisti politik Ismail Muqiqi ka pohuar se prej kohësh mbështetja diplomatike e Shqipërisë për Kosovën ka rënë, duke e fajësuar për këtë gjendje kryeministrin Edi Rama.
None found
Sipas tij, orientimi i Ramës ka bërë që Serbia të zërë një pozitë më të spikatur në marrëdhëniet e Tiranës, ndërkohë që Kosova është lënë në hije.
“Prej kohësh, Kosova nuk gëzon më përkrahjen e diplomacisë shqiptare. Fajtori kryesor për këtë është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e ka ngritur Serbinë në plan të parë dhe e ka anashkaluar Kosovën”, ka theksuar Muqiqi.
Ai ka vlerësuar se Prishtina është përjashtuar nga prioritetet e politikës së Tiranës, duke e lidhur këtë me atë që e cilësoi si një vijë politike shkatërruese nga ana e kreut të qeverisë shqiptare.
“Sigurisht, Prishtina ka dalë jashtë fokusit kryesor në raport me Shqipërinë, për faj të qasjes destruktive të Edi Ramës, i cili vijon ta nëpërkëmbë dhe ta injorojë Kosovën. Ky është rezultat i politikës diplomatike të Ramës, e cila, mjerisht, e ka kthyer Kosovën në një çështje dytësore”, është shprehur ai.
Muqiqi ka theksuar se Shqipërisë i takon një peshë më e madhe në promovimin e çështjes kosovare në skenën ndërkombëtare dhe ka kërkuar një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e Tiranës zyrtare.
“Assesi, Shqipëria e ka humbur orientimin dhe besueshmërinë në marrëdhëniet me Kosovën. Fatkeqësisht, Shqipëria është përgjegjëse për ta çuar përpara çështjen e Kosovës në diplomacinë globale. Ndaj, është momenti i fundit që ajo të ndryshojë krejtësisht politikën ndaj Kosovës”, ka deklaruar analisti politik dhe gazetari Ismail Muqiqi.
Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…
Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…
Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…