Milan Radoiçiq, i cilësuar si terrorist, është parë në tubimin e organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
None found
Pamjet nga tubimi i mbajtur më 27 qershor në Beograd kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në media serbe, ku shihet Radoiçiq, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës me urdhër arresti nga Interpol.
Ai është personi që ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, sulm në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë së Kosovës.
Radoiçiq përbën gjithashtu një nga kushtet që kryeministri Albin Kurti i ka vendosur Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq, për vijimin e dialogut.
Përveç kushteve të tjera, Kurti ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin, i cili, siç dëshmojnë edhe pamjet tashmë publike, merr pjesë në aktivitete publike të udhëhequra nga presidenti serb.
Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka mbrojtur publikisht atë.
Dy ditë pasi Radoiçiq u pa në tubim, Vuçiq u pyet për pretendimet se dy pjesëtarë aktivë të Xhandarmërisë serbe po angazhohen si truproja të tij dhe të Zvonko Veselinoviqit.
Vuçiq deklaroi se nuk ka informacion për këto pretendime, por në të njëjtën kohë e minimizoi arsyen e kërkimit ndërkombëtar ndaj Radoiçiqit.
“Nuk kam asnjë informacion për këtë. Radoiçiq është në listën e kuqe të Interpolit jo për shkak të kriminalitetit, por për shkak të Kosovës”, deklaroi ai.
Më tej, ai shtoi se “dikush e ndjek atë për shkak të Kosovës, e jo për atë që ju po thoni”, duke lënë të kuptohet se procedurat ndaj Radoiçiqit janë të motivuara politikisht dhe jo penalisht.
Eksperti i sigurisë Arben Dashevci thotë se pamje të tilla nuk përbëjnë risi.
Sipas tij, Radoiçiq lëviz vazhdimisht pranë atij establishmenti politik.
“Pamjet e që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në faqet serbe tregojnë se Milan Radoiçiq ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, më 27 Qershor në Beograd, këto pamje nuk janë të reja sepse ky vazhdimisht sillet rreth atij establishmenti politik atje, gjithmonë është afër këtij establishment, është i lidhur me ta mendoj unë. Radoiçiq është personi që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023 është i shpallur në kërkim, ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës, është i kërkuar me fletëarrest nga Interpoli”, deklaron Dashevci për “Bota sot”.
Ai e cilëson të papranueshme praninë e Radoiçiqit në një tubim të tillë dhe vlerëson se kjo tregon mungesën e vullnetit të Serbisë për bashkëpunim, si dhe afërsinë e saj me elementë kriminalë.
“Milan Radoiçiq të shfaqet në tubimin e Vuçiq, pavarësisht akuzave për sulmin në Banjskë është absolutisht e pa pranueshme, kjo tregon establishmentin e kontaminuar atje i lidhur me grupe të rrezikshme kriminale për rajonin e Ballkanit. Pjesëmarrja e Milan Radoiçiq në tubimin e Vuçiq në Beograd tregon tentim minimizimin e veprës makabre, tregon mos gatishmërinë e Serbisë për bashkëpunim dhe dorëzimin e kriminelëve, tregon solidarizimin e Serbisë me kriminelët e kërkuar ndërkombëtarisht dhe është me prapavijë serbe”, thekson eksperti.
Sipas Dashevcit, jo vetëm Kosova, por i gjithë Ballkani mbetet i rrezikuar nga Radoiçiqi dhe persona të tjerë si ai.
Ai kërkon që këta të dorëzohen sa më shpejt.
“Dhe për sa Radoiçiq dhe kriminelët tjerë sillen të lirë në rrethin e tyre vicioz në Serbi paraqesin rrezik për ne si shtet dhe Ballkanin në tërësi mendoj unë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagoj më me vendosmëri/ ashpër në presion Serbisë që t’i dorëzojë këta kriminelë sa më shpejt, sepse janë përgjegjës për sulmin më të madh në Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë”, përfundon Dashevci.
Ndërkohë, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim. Mbi 40 persona të tjerë, në krye me Radojçiqin, vazhdojnë të lëvizin të lirë në Serbi.
Dalja e tij në tubimin e Vuçiqit ndodhi në një kohë kur presidenti serb mbajti një fjalim me tone nacionaliste, duke përsëritur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe duke paralajmëruar shfaqje të forcës ushtarake gjatë aktiviteteve të Vidovdanit.
Në atë fjalim, Vuçiq tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin paradën ushtarake, duke theksuar se “nesër do ta shihni forcën e Ushtrisë suaj”.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, ishin te ftuar sot ne programin e mengjesit.…
Zjarri në Veles sot përfshiu shtëpi dhe vikend shtëpi."Me reagimin në kohë dhe të shpejtë të zjarrfikësve, përhapja e zjarrit…
Maroku vazhdon të jetë një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026, ndërsa një nga emrat që…
Breshëri si dëborë në Kolonjë, dëmton vreshtatStuhia në juglindje ka sjellë dëme edhe në bujqësi [...]Read More...
Qeveria ka emëruar Valdrin Pjetrin në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Vendimi është…
Protesta qytetare në muajin e dytë/ Qytetarë e aktivistë kundër 'Zvërnecit' dhe klasës politikevijon [...]Read More...