kosovë

Hovenier: Çështja e dinarit ka prekur partneritetin Kosovë-SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, edhe sot në një konferencë për media, ka folur rreth deklaratës të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien dhe rregullores së BQK-së, që ka ngjallur reagime të shumta për përdorim të dinarit.

Ai citoi gjuhën që përdori ndihmëssekretari James O’Brien.

“Jim O’brien ka folur për këtë cështje. Mesazhi i tij është i qartë. SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si kjo regullore ka hyrë në fuqi. I kemi shprehur shqetësimet privatisht dhe publikisht”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Ai ka thënë se ShBA nuk e sfidon Kushtetutën e Kosovës. “Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, nuk sfidojmë institucionet e Kosovës që të ulin rrezikun e pastrimit të parave apo financimin e grupeve terroriste, nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, theksoi ai.

Hovenier tha se do të shpresonte që qeveria e Kosovës dhe Kurti të zgjidhin çështjen së bashku. Ai theksoi se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Hovenier vlerësoi se Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasyshë këshillën e SHBA-ve për të shtyrë implementimin e regullores së re të BQK-së.

“Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet siç bëjnë partnerët dhe të zgjidhin këtë çështje bashku në vend se të marrin veprime të njëanshme dhe drejtpërdrejtë në të kundërtën asaj që kemi kërkuar të bëjmë. Jemi të shqetësuar, që qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e ka bërë këtë”, theksoi diplomati amerikan.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, bëri me dije se do të jetë pjesë e festimeve për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

të fundit

Horoskopi 3 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e…

5 hours ago

Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera. Ai u transferua…

5 hours ago

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah…

5 hours ago

Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari!

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndryshuar të gjithë kupolën ushtarake të Ukrainës. Ai njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar…

6 hours ago

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia jep paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të…

6 hours ago

E akuzoi Fjollën se ka ndarë burrin nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin

Një debat i fortë dhe emocional ka shpërthyer së fundmi në studio, ku opinionisti Valdrin Sahiti reagoi ashpër ndaj deklaratave…

6 hours ago