Categories: kosovë

Hoti: Banimi social është politikë për mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, deklaroi se banimi social nuk mund të kufizohet vetëm te ndërtimi i objekteve, pasi ai përfaqëson një politikë që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve.

Të lidhura

None found

Sipas Hotit, Ligji për banim social dhe të përballueshëm e vendos çështjen e strehimit në lidhje të ngushtë me mirëqenien sociale, përfshirjen, sigurinë e familjes, punësimin, shëndetin dhe arsimin.

Ai theksoi se projekti nuk është thjesht një nismë ndërtimore, por mbi të gjitha një projekt social, pasi prek drejtpërdrejt familjet, mirëqenien e tyre dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministri në detyrë u shpreh se politika e banimit social duhet të përfshijë të gjitha kategoritë shoqërore dhe të përshtatet me nevojat e grupeve të ndryshme.

Hoti renditi ndër përfituesit potencialë familjet dhe individët me gjendje të pafavorshme ose të varfër ekonomike, përfituesit e asistencës sociale, familjet e mëdha, familjet me një prind, të papunët, personat e pa strehë, viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit. Në këtë listë përfshihen gjithashtu të rinjtë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, personat e zhvendosur dhe të riatdhesuar, komunitetet e ndryshme, si dhe fëmijët pa kujdesje prindërore pas daljes nga institucioni i strehimit.

Ai nënvizoi se strehimi është i lidhur drejtpërdrejt me punësimin dhe me mundësinë që familjet të largohen nga varfëria. Sipas tij, një pagë mujore nuk mjafton për të nxjerrë një familje nga varfëria; nevojiten edhe një shtëpi e sigurt, të ardhura të qëndrueshme dhe mundësi reale për punë e zhvillim për anëtarët e saj.

Hoti vlerësoi se investimet në banimin social përbëjnë njëkohësisht investime në sigurinë sociale dhe në ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve.

të fundit

Kontrolli i policisë në Shkup përfundon me 262 shoferë të ndëshkuar

Policia ka zhvilluar mbrëmë një kontroll të përforcuar në komunikacion në Shkup, gjatë së cilës janë sanksionuar gjithsej 262 drejtues…

6 minutes ago

Edison Kola gjen skuadër të re në Strugë dhe ribashkohet me Bledi Shkëmbin

Edison Kola Edison Kola është futbollisti më i ri i Strugës [...]Read More...

7 minutes ago

Fluks i lartë nga Kosova drejt Shqipërisë, 24,408 shtetas kalojnë Morinën brenda pesë orësh

Ditët e fundit të gushtit kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të…

21 minutes ago

Vrasja e 20-vjeçarit në Kasmil/ Flet miku i viktimë s: Gjatë sherrit, erdhën dhe persona të tjerë, u mundova t’i jap ndihmën e parë

Një tjetër shok i 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë pak ditë më parë…

30 minutes ago

Aksion në Deçan kundër bixhozit të paligjshëm, arrestohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan, ka ndërmarrë një aksion lidhur…

31 minutes ago

IKSHPK këshillon qytetarët si të mbrohen nga temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta. IKSHPK…

32 minutes ago