Categories: kosovë

Hetemi: Më shumë se 80% e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës ishin civilë

Më shumë se 80% e viktimave të etnisë shqiptare, të vrara gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë civilë. Këtë të dhënë e bëri publike drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, në një intervistë për RTK Prime, pas lansimit të Raportit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Të lidhura

None found

Hetemi saktësoi se mbi 80% e viktimave nga komuniteti shqiptar janë civilë të vrarë në luftë. Ndërkohë, sipas tij, mbi 52.4% e personave të vrarë, të zhdukur ose të vdekur për shkak të luftës kanë qenë të armatosur apo janë evidentuar si pjesëtarë të forcave të armatosura.

Për dokumentimin e krimeve të luftës, Instituti ka siguruar materiale nga më shumë se 15 vende të ndryshme të botës. Hetemi tha se bëhet fjalë për qindra metra linearë material arkivor dhe mbi 21 terrabajt të dhëna, të mbledhura me synimin që të verifikohet çdo viktimë.

Mbështetja në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, sipas tij, ka përbërë shtyllën e dytë arkivore. Procesi i grumbullimit të materialeve ka përfshirë tri kategori: personat e vrarë, ata të zhdukur me dhunë dhe personat që kanë vdekur si pasojë e luftës.

Lista është cilësuar preliminare nga Hetemi, i cili theksoi se Instituti mbetet i hapur për pranimin e rasteve të tjera, në mënyrë që arkivi historik i vendit të pasurohet më tej.

Ai shpjegoi se dallimi qëndron te metodologjia dhe te kriteret bazë të përdorura për përcaktimin e personave që përfshihen në listë. Katër kriteret përfshijnë personat që kanë lindur ose kanë pasur vendbanim në Kosovë gjatë luftës; ata që kanë marrë plagë vdekjeprurëse apo janë zhdukur në rrethana të lidhura drejtpërdrejt me luftën; personat që kanë humbur jetën nga plagët e marra gjatë saj; si dhe, bazuar në dokumentacion, personat që kanë lidhje me luftën e fundit në Kosovë.

Në ndarjen sipas gjinisë, Hetemi bëri të ditur se 11 mijë e 415 viktima, ose 86.3% e të vrarëve, janë meshkuj, ndërsa janë vrarë edhe 1.811 gra. Sipas tij, analiza e këtyre të dhënave tregon se pasojat e luftës nuk janë kufizuar vetëm te meshkujt.

Nga raporti rezulton se goditjen më të madhe gjatë luftës e kanë pësuar personat në moshë pune. Hetemi deklaroi se 57.5% e viktimave i përkasin grupmoshës nga 18 deri në 50 vjeç.

Ai shtoi se 14.7% e viktimave ishin mbi 65 vjeç, ndërsa më shumë se 1 mijë e 240 u përkisnin moshave nga 0 deri në 17 vjeç.

Në prezantimin e sotëm u njoftua se raporti ka dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës për periudhën nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999. Në të janë regjistruar gjithashtu 1.247 fëmijë të vrarë të moshës 0 deri në 17 vjeç, ndërsa 94 të tjerë kanë vdekur për shkak të kushteve të luftës. Fati dhe vendndodhja e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë vazhdojnë të mbeten të panjohura.

të fundit

Marotta vendos kufijtë e Interit: Nuk mund të garojmë financiarisht me klubet e Ligës Premier

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka pranuar se klubi italian nuk është në gjendje të rivalizojë financiarisht me klubet e…

19 seconds ago

Witkoff dhe Kushner pritet të vizitojnë për herë të parë Kievin, në përpjekje për të rikthyer bisedimet e paqes

Të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të zhvillojnë vizitën e tyre të…

6 minutes ago

Osmani kundërshton emërimin e Fetait në Bruksel: Kanali paralel dobëson diplomacinë shtetërore

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj emërimit të Arben Fetait si përfaqësues i ri në…

10 minutes ago

Fenerbahçe avancon në Ligën e Kampionëve, Muriqi pritet nga tifozët në Stamboll

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Skuadra turke barazoi 1-1 në ndeshjen…

12 minutes ago

Përfundon protesta e 60-të kundër qeverisë, pjesëmarrësit paralajmërojnë: “Nesër edhe më shumë!”

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 60-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit para Kryeministrisë dhe…

22 minutes ago

Ahead of the LDK Assembly, Saim Tahiraj Calls for a Responsible Vote and Unity

Në prag të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, veprimtari Saim Tahiraj u ka bërë thirrje delegatëve që të votojnë…

22 minutes ago