Prej të premtes, më 10 korrik 2026, e deri të hënën, më 13 korrik, rreth 70 qytetarë kanë mbërritur në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmë mjekësore.
None found
KosovaPress u përpoq të merrte një deklaratë nga përgjegjësi i njërit prej lokaleve të “Sach Pizza”, i cili u përgjigj se nuk ishte i autorizuar të fliste dhe se deklarimet duhet t’i bënte kompania.
Të dhënat zyrtare nga QKUK tregojnë se 22 nga 72 pacientët që u paraqitën janë shtruar në spital. Ata raportuan simptoma si temperaturë, ethe, dhembje abdominale, të vjella dhe diarre. Bazuar në anamnezën e mbledhur, shenjat e para ishin shfaqur vetëm pak orë pasi kishin ngrënë ushqimin e dyshuar.
Në njoftimin e QKUK-së theksohet se të gjitha rastet e hospitalizuara janë komunikuar me Inspektoratin Shëndetësor dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjithashtu, ato janë regjistruar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse, në përputhje me protokollet e vendosura.
Ekipi i KosovaPress qëndroi në Klinikën Infektive dhe bisedoi me të afërmit e të prekurve, të cilët konfirmuan se ushqimi i konsumuar para shfaqjes së simptomave ishte sanduiç nga pikat e shitjes së “Sach Pizza”.
Një nënë, e cila foli në kushte anonimiteti, tregoi se i biri e kishte përkeqësuar rëndë gjendjen pasi kishte ngrënë një sanduiç. Sipas saj, temperatura e tij arriti deri në 40 gradë Celsius. Ajo shtoi se gjendja e djalit ishte përmirësuar sot në krahasim me ditën e djeshme, por kishte qenë tejet e rëndë. E ëma theksoi se të gjithë pacientët me të cilët kishte komunikuar kishin ngrënë të njëjtin lloj ushqimi në lokale të ndryshme të “Sach” ose e kishin porositur në shtëpi. Ajo përmendi se rasti është duke u hetuar nga policia dhe prokuroria dhe se familjarët po bashkërenditen për të ndërmarrë hapa ligjorë në gjykatë.
Një tjetër prind, gjithashtu anonim, rrëfeu se vajza e saj kishte ngrënë sanduiç në “Sach Pizza” të enjten dhe më pas ishte përballur me një sërë komplikacionesh. Ajo u ankua se shërbimi i ambulancës nuk iu përgjigj kërkesës për ta transportuar vajzën në spital, pavarësisht se ajo kishte humbur ndjenjat. E ëma tregoi se e çuan vetë në Emergjencë me ndihmën e bashkëshortit dhe vajzave të tjera, përpara se ajo të transferohej në Infektivë. Sipas saj, e bija ishte në një gjendje tejet të keqe për tri ditë dhe po përmirësohej pak sot.
Një histori e ngjashme u nda nga i fejuari i një pacienteje, i cili ruajti anonimatin. Ai tregoi se partnerja e tij kishte ngrënë një sanduiç në pikën e “Sach” pranë aeroportit dhe simptomat e para kishin nisur të shtunën në orët e para të mëngjesit. Ai konfirmoi se mjekët po bënin çmos dhe paralajmëroi se do të ndiqnin rrugë ligjore ndaj kompanisë.
Ndërkohë, burimet e KosovaPress bëjnë me dije se “Sach Pizza” ka tërhequr nga shitja sanduiçët në të gjitha degët e saj dhe se autoritetet kanë kryer një inspektim në depon e kompanisë në Lipjan.
Gjatë ditës, mediumi u përpoq të kontaktonte me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe Inspektoratin, por asnjëri prej këtyre institucioneve nuk iu përgjigj thirrjeve.
MPB Maqedoni njofton se gjashtë persona janë privuar nga liria, ndërsa gjithsej nëntë raportime për dhunë në familje janë regjistruar…
I ftuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në Samitin e…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në…
Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve…
Një zjarr ka rënë në zonën e Llamanit, në Himarë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth. Siç…
Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien…