Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve është nisur për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Në mision marrin pjesë 13 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Nufi tha se angazhimi i tyre tregon profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë dhe përkushtimin e Shqipërisë në rolin e saj si aleate e NATO-s.
None found
Ministri vuri në dukje se pjesëmarrja në KFOR ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë, si për shkak të lidhjeve historike e vëllazërore me Kosovën, ashtu edhe për sigurinë e përbashkët në rajon.
Sipas Nufit, stabiliteti dhe siguria e Kosovës ndikojnë drejtpërdrejt në paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit në tërësi.
“Ky mision është veçanërisht i rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm për lidhjet historike dhe vëllazërore me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i saj janë të lidhura ngushtë me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit tonë”, shkroi Nufi.
Dëshmitari Halit Gashi ka shprehur pakënaqësi ndaj dënimit prej 10 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte…
Kryetari Bedri Hamza e ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar nisjen e kontingjentit të parë të helikopterëve shqiptarë për t’iu bashkuar…
Drejtuesit e Roc Nation Sports International, agjencisë që përfaqëson Vinicius Juniorin, kanë treguar se si Arsenali ishte shumë pranë transferimit…
Bernard Karrica Vora u këndell në Superiore, teksa mposhti 4-1 Partizanin për llogari të javës së 7-të të kampionatit [...]Read…
Dëshmitari Halit Gashi ka shprehur pakënaqësi ndaj dënimit prej 10 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte…