Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur edhe për raportimet që përmendin mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë ftesë në këtë drejtim, as nga pala tjetër dhe as nga LDK-ja.
None found
“Më lejoni ta konfirmoj edhe një herë: as nuk kemi pasur ftesë, as nuk i kemi ofruar askujt. Parimet gjithëpërfshirëse sipas rezultatit të fundit zgjedhor e njohin të drejtën e partisë së parë dhe i njohin të drejtat tona si parti politike me peshën që e kanë dhënë qytetarët e Republikës. Takime nuk ka pasur deri tani që po flasim, sepse nuk ka pasur asnjë ftesë. Edhe ne kemi dalë me parim politik, kemi thënë që procesi politik kërkon që Kosova me vendosë normalitet dhe stabilitet institucional. Kjo është e tëra”, tha Haziri.
Ai theksoi më tej se çdo pretendim tjetër mbetet në kuadër të spekulimeve, duke e lidhur këtë me krizën politike në vend.
“Pjesët e tjera janë spekulative, janë konspiracione të Prishtinës. Tashmë dihet që në çdo lloj kryeqyteti i konspiracionit jemi të akomoduar sepse kemi krizë politike. Përderisa ka krizë politike, ka me qenë kështu, por LDK-ja është imune ndaj kësaj, është imune ndaj çdo oferte politike”, shtoi nënkryetari i LDK-së.
Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…
Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…