Categories: kosovë

Haxhiu u bën thirrje partive për marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i kërkoi Grupit Parlamentar të PDK-së të heqë dorë nga nisma procedurale për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Sipas Haxhiut, rendi i ditës nuk duhet të ndryshohet gjatë zhvillimit të seancës, pasi për këtë çështje kishte pasur një marrëveshje paraprake mes drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Ajo u bëri apel liderëve politikë që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë dakordësi për presidentin e Kosovës, duke vlerësuar se zgjedhja e tij është thelbësore për funksionimin normal të institucioneve.

Haxhiu paralajmëroi se, ndonëse Kuvendi ka mundësi të miratojë ligje, moszgjedhja e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje dhe ta rëndojë edhe më shumë situatën institucionale.

“Nuk është në rregull të ndërhyni mes pikave të rendit të ditës. E kuptojmë ndjeshmërinë dhe rëndësinë e kësaj çështjeje. Marrëveshja ishte që, pas takimit të kryetarëve, përkatësisht të LVV-së dhe kryetarit të PDK-së, të mund të arrinim një dakordim për çështjen në fjalë. Kjo ishte marrëveshja dhe nuk e kuptoj se si, pas një kohe kaq të shkurtër, mund ta ndryshoni qëndrimin. Ju inkurajoj që, pikërisht për shkak të urgjencës, ndjeshmërisë dhe rëndësisë së situatës pas vendimit të 16 shtatorit, të bashkohemi dhe t’i japim vendit presidentin. Ne mund të hartojmë ligje, por nëse shkojmë në zgjedhje, ata atje mbesin vetëm. Prandaj, sot ju ftoj, si kryetare e Kuvendit dhe si ushtruese e detyrës së presidentes, të takoheni, të merreni vesh dhe të vini në seancë. Nuk ka çështje më të rëndësishme, po e përsëris, se presidenti. Jo për shkak të një emri të veçantë, por sepse nuk mund ta çojmë vendin për herë të dytë në zgjedhje për shkak të presidentit. Kjo do të ishte papërgjegjshmëri dhe mospërfillje ndaj përgjegjësive që kemi përpara qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju lutem të veproni në përputhje me përgjegjësinë”, deklaroi ajo.

Ndaj Haxhiut reagoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri. Ai tha se Kuvendi ndodhet i rrethuar nga qytetarë dhe se institucionet nuk mund të sillen sikur situata është normale.

“Në këtë moment, qyteti i Prishtinës dhe Kuvendi i Kosovës janë të rrethuar nga shqiptarë të Kosovës që e ndiejnë rëndësinë e kësaj çështjeje. Nuk duhet të sillemi e të veprojmë sikur nuk po ndodh asgjë. Kërkesa jonë është që Projektligji të votohet në lexim të dytë dhe të bëhet fuqiplotë”, tha Tahiri.

Megjithatë, kryetarja e Kuvendit nuk e hodhi në votim mocionin e PDK-së dhe vijoi shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

të fundit

Të enjten nis përdorimi i portofolit elektronik në Maqedoni, ID-ja dhe patenta kalojnë në celular

Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…

2 minutes ago

Serbia’s Student List seeks closer ties with the West without giving up Russia and China

Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…

3 minutes ago

Why hasn’t SPAK renewed its request to arrest Balluku?

Kreu i PD-së Sali Berisha në fund të konferencës për mediat, u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK…

3 minutes ago

IKD calls for an independent investigation into the killing of Arlinda Zekaj and the actions of institutions

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe efektiv për vrasjen e Arlinda Zekajt…

4 minutes ago

Kosovo Assembly to hold extraordinary session today following killing in Peja

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet…

4 minutes ago

The Alliance calls for institutional accountability over the killing of Arlinda Zekaj

Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të…

5 minutes ago