Seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën pritej të votohej për nënkryetarët, është ndërprerë nga kryetarja Albulena Haxhiu.
None found
Vendimi erdhi pasi Partia Demokratike e Kosovës nuk paraqiti një kandidaturë të re për këtë post.
Në votimin e parë, deputetët e LVV-së nuk e mbështetën Vlora Çitakun. Pas këtij rezultati, deputetët e PDK-së u larguan nga salla, ndërsa Mërgim Lushtaku ishte i vetmi deputet i kësaj partie që qëndroi brenda.
Më herët, deputetët e PDK-së kishin votuar pro kandidatit të LVV-së, Ardian Gola, për detyrën e nënkryetarit.
“Në këto rrethana e konsideroj të nevojshme ndërprerjen e seancës konstituive. Për datën e seancës së ardhshme do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Haxhiu.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…