Categories: kosovë

Haxhiu për pagën minimale 500 euro: Çdo rritje që sjell përmirësim për punëtorët është për t’u mirëpritur

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar në Facebook pas vendimit për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Ajo e cilësoi këtë si një hap të mirëpritur, duke theksuar se punëtorët duhet të trajtohen me paga më të drejta dhe me kushte më të favorshme pune.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë:

Rritja e pagës minimale në 500 euro është një hap i rëndësishëm drejt vlerësimit më të drejtë të punës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë.

Çdo rritje që përmirëson jetën e punëtorëve është një zhvillim i mirëpritur. Janë punëtorët ata që mbajnë çdo ditë barrën e zhvillimit ekonomik dhe meritojnë paga më të drejta, si dhe kushte më të mira pune.

Uroj që ky hap të pasohet me zbatim të plotë, mbikëqyrje serioze dhe përkushtim të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në vendin tonë.

të fundit

Instituti i Mjekësisë Ligjore mbërrin në vendngjarje pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 25-vjeçarit i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës, tashmë në vendin e…

1 minute ago

Bastisje e Krimeve Ekonomike, sekuestrohen mijëra euro, armë dhe autobotë për transport derivateve

Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe…

2 minutes ago

Ahmeti nga Dibra: Marrëveshja e Ohrit mbetet e pacënuar

Dega e BDI-së në Dibër mbajti mbrëmë Kuvendin Zgjedhor, në të cilin u zgjodhën organet e reja të degës, ndërsa…

8 minutes ago

Mickoski: Nuk do të garoj për president në zgjedhjet e 2029-s

Duke folur për kërkesat e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryeministri Hristijan Mickoski tha se do të pranojnë të…

8 minutes ago

Kosova e kalon Maqedoninë e Veriut: paga minimale shkon në 500 euro

Kosova ka hyrë në një fazë të re të politikës së pagave, duke e rritur pagën minimale në 500 euro,…

9 minutes ago

Fillon pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi kalon 19 mijë denarë

Nga sot, kompanitë e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut mund të fillojnë pagesën e regresit për pushimin vjetor (K-15),…

9 minutes ago