kosovë

Në Kosovë paga minimale bëhet 250 euro neto

Paga minimale tash e tutje në Kosovë do të jetë 250 euro neto. Qeveria ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto. Paga minimale në Kosovë ishte 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Të lidhura

None found

Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro.

Kryeministri Albin Kurti tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 300 mijë punëtorë.

“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë”, tha Kurti, teksa shtoi se rritja e pagës minimale ka qenë synim i qeverisë së tij.

Në ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me miratimin e këtij projektligji do të rriten pagat e punëtorëve me pagë të ulët.

“Projektligji në fjalë e ka për qëllim që të plotësojë dhe ndryshojë ligjet të cilat lidhen me shumën e benificioneve ose kompensimeve në pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhurat personale dhe të ndryshojë procedurën e vendosjes së pagës minimale. Me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtorëve me pagë të ulët ”, ka thënë Murati.

Sipas kësaj rritje thotë Murati, punëtorët do të paguhen 1.5 euro për 1 orë punë.

“Miratimi i këtij projektligji në Qeveri dhe në Kuvend i hap rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritje të pagës minimale prej 264 euro bruto ose përkthyer në ore, 1.5 euro ora”.

Në arsyetim të propozimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.

Është miratuar edhe ndryshimi i shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.

Pas miratimit të këtij projektligji në Qeveri, i njëjti duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i parë i një projektligji nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë pune por as më vonë se katër javë pune, nga dita e shpërndarjes së tij.

Pas kësaj, ligji u kthehet në shqyrtim komisioneve parlamentare, kurse më pastaj i dërgohen Kuvendit raportet me rekomandime për projektligjin në fjalë brenda dy muajve nga shqyrtimi i parë, ose pesë ditë pune para shqyrtimit të dytë në mbledhje plenare.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit, duke e arsyetuar se është parë e nevojshme me qëllimin e ofrimit të ndihmës për qytetarët.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, i vetmi ndryshim do të bëhet te ministria që ai udhëheq. Sipas tij, ka pasur ndryshim në trendin e të hyrave, me rritje prej rreth 17 për qind në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Paga minimale në Kosovë është 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011, e cila është më e ulëta në Evropë.

të fundit

Arrestimet nga BIA, Shala: Serbia po përdor luftën hibride ndaj Kosovës

Arrestimet e fundit nga BIA në Serbi po shihen si tentativë për krijim të një lufte hibride dhe dezinformimit kundër…

1 minute ago

Analisti propozon marrëveshje të gjerë për presidentin dhe Dhomat e Specializuara

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për takime dhe bisedime politike për zgjedhjen e presidentit. “Duhet të ketë takime, bisedime…

3 minutes ago

Ori Nebijaj reagon për videot intime: Skandali është shkelja e privatësisë, kërkohet burg për shpërndarësit

Moderatorja e njohur, Ori Nebijaj, ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove me përmbajtje intime, duke e…

3 minutes ago

Gazetari Almer Toska: Po vjen radha e Ballukut, Rama lëshoi Agasin, që të goditet ish-zv.kryeministrja!

Gazetari Almer Toska, teksa ishte i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, komentoi skandalet e fundit me ish-drejtoreshën…

15 minutes ago

12 migrants from Egypt and Sudan discovered at customs terminals in Tetovo and Skopje

Nëpunësit doganorë kanë zbuluar brenda një dite 12 migrantë të paligjshëm, me origjinë nga Egjipti dhe Sudani, gjatë kontrolleve në…

17 minutes ago

Rakitic zgjedh tre emrat për podiumin e Topit të Artë, lë jashtë Harry Kane

Topi i Artë 2026 do të jepet më 26 tetor. Kush do ta fitojë këtë çmim? Ish-ylli i Barcelonës, Ivan…

17 minutes ago