Categories: kosovë

Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia të hapë arkivat

U.D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Homazhet u zhvilluan në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të lidhura

None found

Gjatë deklaratës së saj, Haxhiu tha se ende nuk dihet fati i mbi 1 mijë e 500 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Ajo theksoi se familjet e tyre vazhdojnë të presin, ndërsa për Kosovën kjo mbetet një çështje e pambyllur deri në gjetjen e personit të fundit.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, jemi pranë familjeve që prej afër tri dekadash presin përgjigje për më të dashurit e tyre. Mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë ende nuk janë gjetur. Pritja e familjarëve vazhdon dhe, për Republikën e Kosovës, ky kapitull do të mbetet i hapur derisa të gjendet edhe personi i fundit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se institucionet kosovare nuk i kanë ndërprerë kërkimet. Sipas saj, gjatë vitit të fundit, në 17 lokacione janë zbuluar mbetje mortore të 30 personave, ndërsa vetëm gjatë muajit të fundit janë gjetur mbetje të së paku 23 personave në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

“Kërkimi ka vijuar pa ndërprerje. Gjatë vitit të fundit, në 17 lokacione janë gjetur mbetje mortore të 30 personave. Ndërsa në muajin e fundit, në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, janë zbuluar mbetje mortore të së paku 23 personave”, tha ajo.

Haxhiu shprehu mirënjohje për institucionet e Kosovës, duke vlerësuar profesionalizmin dhe kujdesin e treguar gjatë këtij procesi të ndjeshëm.

“Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, veçanërisht në këto dy lokacione, si dhe në tri lokacionet e fundit. Falënderimi shkon për Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë proces të ndjeshëm”, u shpreh Haxhiu.

U.D. e Presidentes tha se mungesa e bashkëpunimit nga Serbia mbetet një prej pengesave kryesore. Ajo përsëriti kërkesën që Beogradi të hapë arkivat dhe kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë të ushtrojnë presion për këtë çështje.

“Gërmimet dëshmojnë se puna po vazhdon, por njëkohësisht tregojnë edhe sfidat e mëdha që lidhen me mungesën e bashkëpunimit të Serbisë. Pavarësisht thirrjeve tona që Serbia të hapë arkivat, kjo ende nuk ka ndodhur. Nëse arkivat hapen, do të bëhet e ditur kush i ka dhënë urdhrat, kush i ka zbatuar dhe ku janë trupat e personave që u vranë e më pas u varrosën. Prandaj, edhe një herë i bëj thirrje Serbisë t’i hapë arkivat dhe presim që partnerët tanë ndërkombëtarë të ushtrojnë presion për këtë qëllim”, tha Haxhiu.

Në përfundim, ajo premtoi se institucionet e Kosovës do të vijojnë angazhimin e tyre deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

“Do ta vazhdojmë punën me përkushtim maksimal derisa të gjendet edhe personi i fundit”, përfundoi Haxhiu.

të fundit

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

6 minutes ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

7 minutes ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

7 minutes ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

8 minutes ago

Konjufca accuses Serbia of using religion for political interests

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

9 minutes ago

At the Security Council, the EU highlights the role of dialogue in Kosovo’s European path

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…

9 minutes ago