Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje institucioneve të Shqipërisë që të dëgjojnë me vëmendje dhe të trajtojnë seriozisht kërkesat e qytetarëve që protestojnë, veçanërisht ato të studentëve.
None found
Haxhiu i bëri këto deklarata pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke nënvizuar se Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë rëndësinë e nevojshme shqetësimeve të protestuesve, përfshirë edhe problematikat e ngritura prej vitesh.
Ajo dënoi përdorimin e dhunës dhe kërkoi që kjo sjellje të ndalet nga të dyja palët, si nga protestuesit, ashtu edhe nga Policia. Sipas Haxhiut, institucionet duhet të veprojnë me seriozitet dhe të mos shfaqin arrogancë, pasi një qasje e tillë mund të përshkallëzojë më tej protestat.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës vlerësoi se situata duhet të kapërcehet përmes maturisë dhe përgjegjësisë, ndërsa ndasitë duhet të trajtohen në mënyrë të kujdesshme.
Lidhur me pretendimet për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në protesta, Haxhiu sqaroi se kjo parti nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje. Ajo theksoi se LVV-ja nuk mund të mbahet përgjegjëse për vendimin individual të qytetarëve nga Kosova që kanë zgjedhur t’u bashkohen protestave.
Haxhiu shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve në këto tubime nuk mund t’i atribuohet automatikisht LVV-së vetëm për shkak të mbështetjes që gëzon kjo parti.
Kryeministri Edi Rama ashpërsoi të hënën retorikën kundër protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke i lidhur trazirat e ditëve…
Protestat kundër qeverisë vijojnë në Tiranë, ku situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjashtë furgonë policie janë…
Kylian Mbappe është shpallur fitues i çmimit Onze d’Or për vitin 2026, pasi mori 48.2 për qind të votave nga…
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon prej disa orësh, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar. Gjimnazistët dhe studentët u kanë…
Kanë nisur tensionet në protestën studentore përpara ministrisë së Arsimit. Të rinjtë u mblodhën sikurse ditët e tjera përpara godinës,…
Kryeministri Edi Rama ashpërsoi të hënën retorikën kundër protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke i lidhur trazirat e ditëve…