Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri apel protestuesve të mbledhur para institucionit që të ruajnë qetësinë dhe të mos e cenojnë karakterin paqësor të protestës.
None found
Gjatë seancës së sotme, Haxhiu theksoi se protestat janë një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Ajo paralajmëroi se çdo akt dhune do ta dëmtonte kauzën për të cilën protestuesit po shprehen, atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve.
“E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë, por edhe me legjislacionin në fuqi dhe, si e tillë, duhet të respektohet plotësisht. Nga kjo foltore, nga ky vend, nga ky institucion, si kryetare e Kuvendit dhe si u.d. presidente, i bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës, sepse besoj se të gjithë pajtohemi që dhuna e dëmton kauzën që duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së, por edhe të çlirimtarëve tanë”, deklaroi Haxhiu.
Ajo rikujtoi se Kuvendi e ka miratuar në parim projektligjin dhe e ka renditur atë si pikën e parë të rendit të ditës së seancës.
Haxhiu u kërkoi protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe ta vijojnë tubimin në mënyrë paqësore.
Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit u bëri thirrje grupeve parlamentare që të përcjellin të njëjtin mesazh, duke nënvizuar se “as UÇK-ja e as çlirimtarët tanë nuk mbrohen me dhunë”.
Venko Filipçe tha në konferencën e sotme për shtyp se vizita e Von der Leyen zbuloi gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit…
Prokuroria kundërshtoi konkluzionet e ekspertëve mbrojtës të Vlladimir Danillovskit mbi terapinë e pacientëve onkologjikë gjatë marrjes në pyetje të sotme…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me diskutimet për ndryshimin e hartës territoriale dhe…
Rusia ka lëshuar 205 dronë kundër Ukrainës gjatë një sulmi të nisur mbrëmjen e së dielës, më 4 tetor, dhe…
Policia ka larguar një grup protestuesish nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, ku ishin mbledhur në pritje të deputetëve. Protestuesit…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjeve mes deputetit…