Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaçi, me kërkesën që të trajtohen pa vonesë dorëheqjet e gjyqtarëve nga komuniteti serb, të paraqitura gjatë vitit 2022.
Në letrën e siguruar nga Telegrafi, Haxhiu ngre shqetësim për faktin se këto raste nuk janë proceduar ende, duke rikujtuar se legjislacioni në fuqi përcakton që, pas dorëheqjes së një gjyqtari, KGJK-ja ia propozon Presidentit lirimin e tij nga funksioni.
None found
“Përmes kësaj letre, më lejoni të shpreh shqetësimin tim për mosmiratimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve të komunitetit serb, të paraqitura në vitin 2022”, thuhet në letrën e Haxhiut.
Sipas saj, shqyrtimi dhe marrja e vendimit për këto dorëheqje i takojnë KGJK-së, por deri më tani ky institucion nuk i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i përmbyllur procedurat përkatëse.
Haxhiu vlerëson se zvarritja e këtyre pozitave në status pezull për një kohë kaq të gjatë po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit të drejtësisë.
“Mbajtja pezull e këtyre pozitave për një periudhë kaq të gjatë cenon sigurinë juridike, pengon funksionimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe ndikon në efikasitetin e institucioneve përgjegjëse”, theksohet në letër.
Në përmbyllje, Haxhiu i kërkon KGJK-së që, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, të ndërmarrë veprimet e domosdoshme ligjore për të garantuar funksionimin e rregullt, efektiv dhe gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Një kujdestare është dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Ankonës, pasi akuzohet se i ka marrë mbi 600…
Jurgen Klopp ka rrëfyer se ende nuk ka arritur ta përballojë vdekjen e Diogo Jotas, duke zbuluar tronditjen e thellë…
Sot, para deputetëve të Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, prezantoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin…
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përmes së cilës ai krahasoi…
Kombëtarja e Kosovës në muajin nëntor do të zhvillojë dy përballje, ndaj Izraelit në shtëpi dhe Irlandës në udhëtim.“Dardanët” me…
Milazim Bajraktari po synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë te SC Gjilani, pas transferimit nga Trepça ’89 gjatë…