Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, deklaroi se ky rezultat është i pasaktë dhe, sipas tij, nuk duhet të pranohet.
None found
“Sot bashkë me kandidatin për deputet Qëndrim Kryeziu, kemi dorëzuar ankesën në PZAP, në rezultatin përfundimtar të publikuar nga KQZ-ja, për arsye se rezultati i publikuar dhe përfundimtar është i pasaktë, i paverifikuar, tani më i pranuar dhe i evidentuar në dy fakte esenciale të konfirmuar nga rinumërimi i 5,201 votave të PDK-së, ku janë evidentuar 221 vota të regjistruara në regjistrimin fillestar gabimisht. Mua si kandidat në këtë rinumërim mu shtuan 6 vota dhe ankesa është e bazuar dhe rezultati nuk mund të certifikohet si i pasaktë, ai duhet të jetë i saktë, ligji e garanton që rezultati përfundimtar dhe i certifikuar duhet të jetë i saktë.
Sipas Haxhiut, ankesa mbështetet në dy argumente kryesore. I pari, siç tha ai, lidhet me faktin se rinumërimi i një mostre të vogël prej 3.5% të votave të PDK-së ka nxjerrë në pah gabime në numërimin fillestar në Qendrën e Numërimit, rezultat ky që, sipas tij, është preliminar dhe nuk mund të trajtohet si përfundimtar pa kaluar procesin e verifikimit.
Ai shtoi se argumenti i dytë ka të bëjë me mbledhjen numër 69 të KQZ-së, ku, sipas tij, kryesuesi Kreshnik Radoniqi e ka pranuar se rezultati përfundimtar është i pasaktë, duke i quajtur ato “gabime minimale e njerëzore”. Megjithatë, Haxhiu tha se ky gabim përbën 4.25% për votat preferenciale të kandidatëve të PDK-së dhe se ligji nuk lejon certifikimin e një rezultati me gabime.“, tha Haxhiu.
Ai theksoi gjithashtu se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
“Prandaj, ankesa jonë është e bazuar në fakte tani më të njohura nga KQZ-ja dhe po kërkojmë nga PZAP-ja që mos të lejojë certifikimin e një rezultati zgjedhor i cili është i pasaktë. Nuk po kërkojmë procedurë të jashtëzakonshme, po kërkojmë një procedurë të cilën e parasheh ligji: rinumërimin.
Ju rikujtoj se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në rinumërimin fillestar të verifikuar nga KQZ-ja në mostrën prej 2%, në atë periudhë kohore më janë shtuar plus 12 vota, ndërsa pas rinumërimit total më janë shtuar 522 vota. Rast pothuajse i ngjashëm me përmasa më të vogla është edhe tani, duke ditur që diferenca për fitimin e mandatit të deputetit është shumë e ngushtë, është 102 vota, marzhi i gabimit i cili është evidentuar është shumë i lartë që e tejkalon këtë diferencë të votave. Prandaj, që rezultati të jetë i saktë dhe i pakontestueshëm, po kërkojmë që të kemi një procedurë të rinumërimit të cilën duhet ta urdhërojë PZAP-ja dhe pastaj ta kemi rezultatin përfundimtar të saktë”, tha Haxhiu.
Nga ana tjetër, kandidati tjetër për deputet, Qëndrim Kryeziu, u shpreh se ligji nuk parasheh falje të gabimeve, pavarësisht sa të vogla mund të jenë ato.
“Por ligji nuk thotë që duhet t’i falim, ligji thotë që duhet të zbatohet për të gjithë njëjtë dhe votë për votë të numërohet çdo votë. Kështu që ne s’po kërkojmë diçka të jashtëzakonshme, po kërkojmë vetëm ata që na kanë votuar t’i falënderojmë dhe t’i kemi numrin e saktë të votave sepse dihet që ka aty më shumë gabime sesa thonë ata. Kështu që ne kërkojmë të drejtën tonë që të numërohet çdo votë dhe asnjë gjë më shumë”, tha Kryeziu.
A është e rastësishme afërsia e deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Ballës, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati në konferencë për media ka…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se emërtimi i rrugëve me emrat e figurave shqiptare në Çair dhe në…
I pyetur se cili do të jetë pozicioni i tij pas rikonstruimit të Qeverisë, ministri i i Politikës Sociale, Demografisë…
VLEN do të udhëheq me 6 ministri me rikonstruimin që do bëhet nga qeverisja aktiale. Në kuadër të pakos së…
Nikolla Agolli, i identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes se një 35-vjeçari në Pogradec është arrestuar nga policia në…