kosovë

Haxhi Avdyli: Kujdes kur udhëtoni me targa RKS në Serbi

Deputeti i Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka apeluar për kujdes qytetarët kur hyjnë me vetura RKS në Serbi.

Sipas tij, grupe ekstremiste serbe u kanë bërë apel vozitësve serbë me targa RKS që të vendosin shenja dalluese.

Të lidhura

None found

Ai thotë se qëllimi i tyre është që t’i sulmojnë veturat me targa RKS.

Postimi i tij i plotë:

Kujdes:

Nëpër rrjetet sociale Serbe, grupet ekstremiste Serbe, të indinjuara që makinat që do hynë në Serbi jam me shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar me të madhe të bëjnë apel që shoferët Kosovar me perkatësi Serbe , të vendosin shenja dalluese në makina e tyre si flamuj, kryqe apo ikona Serbe që të dallohen që janë Serb.

Si duket qëllimi i tyre i errët është që ti sulmojnë makinat me targa RKS.

Prandaj APELOJ qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin nëpër rrugët e Serbisë me targa RKS, të kenë kujdes të shtuar.

Të mos ndalohen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të mos ndalin makinat kur ndalohen nga persona civil, dhe të mos ndalin makinat nese sulmohen nga grupe ekstremistësh skaj rrugëve apo ndalesave pranë autostradave.

Diçka po ziejnë, psikopatët ekstremist Serb prandaj duhet vëmendje.

të fundit

Sot afati final për Kodin Zgjedhor, BE-ja sinjalizon: Pa pakt politik, ikin 4,2 milionë euro

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë edhe pak kohë për të arritur një marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.…

30 seconds ago

Spiropali dënon ashpër deklaratën e ministres serbe: Europa duhet të reagojë ndaj barbarizmit verbal

Është tronditëse të dëgjosh një përfaqësuese të lartë të një ekzekutivi që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, të shfaqë hapur…

2 minutes ago

Trump shpall taksë 20% në Ngushticën e Hormuzit, Lula: SHBA po kthehet në shtet pirat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij Truth Social se vendi do të aplikojë një…

8 minutes ago

“Çështja Negreira” shkund themelet e futbollit spanjoll, Real Madridi apelon në UEFA që t’i shfuqizojë Barcelonës tërë trofetë e arritura

Real Madridi i është drejtuar UEFA-s me një kërkesë që Barcelonës t’i hiqen të gjithë trofetë e fituar gjatë periudhës…

8 minutes ago

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, në burg mbeten Geraldo Biba dhe Artur Grani

Gjykata e Apelit, ka ndryshuar masën e sigurisë për Gazmend Vathin, një nga rojet e sigurisë private të arrestuar pas…

10 minutes ago

Abdixhiku nuk ikën nga votëbesimi, Ferati: Në LDK ende asnjë firmë për Kuvend të Jashtëzakonshëm

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka deklaruar se deri më tani në zyrat e partisë nuk…

12 minutes ago