Ramush Haradinaj reagoi ndaj vendimit të sotëm të komisionit për të mos mbështetur amendamentin që parashihte ndarjen e 1 milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës.
Ai e quajti të papranueshme që personat që sakrifikuan gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës të lihen pas dore nga qeveria.
None found
“Për një invalid të luftës, proteza nuk është luks, por nevojë e domosdoshme. Pajisjet e tilla kërkojnë zëvendësim periodik dhe shumë prej tyre nuk mund ta përballojnë koston. Sigurimi i tyre është përgjegjësi e shtetit, i cili nuk duhet t’i detyrojë invalidët të kërkojnë mbështetje nga miqtë apo bashkatdhetarët në diasporë”, shkroi Haradinaj.
Amendamenti i paraqitur nga Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur nuk u miratua në mbledhjen e sotme. Pesë anëtarë votuan pro, asnjë kundër dhe pesë abstenuan.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se çështja është rregulluar tashmë me një udhëzim administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, të miratuar në mars të vitit 2024. Sipas tij, mbulimi realizohet përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
“Për këtë çështje ekziston tashmë një zgjidhje institucionale: në mars të vitit 2024 u miratua udhëzimi administrativ, i cili e mbulon këtë këst përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Meqë Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar udhëzimin dhe çështja është zgjidhur, nuk e konsideroj të nevojshëm një amendament të tillë”, tha Murati.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha deklaroi se lëvizjet protestuese të ditëve të fundit nuk përmbajnë…
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari, ka akuzuar nga protesta kryeministrin Edi Rama se drejton personalisht veprimet e policisë…
Me anë të një postimi ne X, Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë…
Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski njoftoi dje se vendi në përgjithësi…
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit "Nënë Tereza" sot kanë mbajtur takim informues pas mosdakordimit për çështjen e Jurisprudencës dhe…
MEPSO kërkon një rritje të çmimit të shërbimit të saj me më shumë se 97 përqind, si pjesë e procedurës…